Greqi, zbulohen 74 kg marijuanë në makinën e shqiptarit që theu doganën
Greqi –Policia greke ka zbuluar 74 kg marijuanë në Fuoristradën e braktisur, drejtuar nga një shqiptar, e cila, pasi doli nga dogana shqiptare e Kakavijës, hyri në Greqi duke thyer traun e doganës greke dhe iu drejtua Janinës me shpejtësi, pa iu bindur urdhërit të ndalimit të policisë kufitare.Droga u zbulua me mjete speciale hetimi, pasi ishte fshehur në shasinë e makinës. Me gjithë këtë sasi, lënda narkotike që është kapur brenda kësaj jave në Igumenicë dhe Janinë arrin në 320 kg marijuanë .Policia shqiptare njoftoi dje se kjo Fuoristradë, e drejtuar nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi ka kaluar doganën shqiptare, i është kërkuar kontroll në vijën e dytë kufitare, në atë të palës greke. Por, drejtuesi i mjetit, menjëherë ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe duke mos iu bindur urdhrit të policisë, ka thyer traun e doganës, duke u larguar me shpejtësi.Mjeti është futur në aksin rrugor Kakavijë - Janinë duke u ndjekur edhe nga policia, por gjatë ndjekjes ai ka devijuar në një rrugë rurale dhe ka braktisur mjetin 2 kilometra larg nga Kakavija, duke vrapuar në mes të pyjeve.Forca të shumta të policisë greke janë vënë në ndjekje të shtetasit shqiptar i cili dyshohet të jetë trafikues droge.ar.sh/Oranews.tv