Përplaset trageti në Nju York, 50 të plagosur
Të paktën 50 persona janë plagosur, mes tyre 2 në gjendje kritike, kur një target i transportit të Nju Yorkut u përplas në një port në Manhatan.Përplasja ndodhi në orët e mëngjesit me orën lokale, ndërsa njerzit shkonin në punë. Pamjet televizive trogonin të plagosurit të mbuluar me batanije, që nxirreshin me barela nga trageti.Grupet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa raportojnë se nga të lënduarit, njëri prej tyre, që ka marrë plagë të forta në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë.Trageti i transportit ishte nisur nga Nju Xhersi për në Nju Jork. Akoma s’e di se cfarë ndodhi, tha një pasagjer për New York Daily News. “Anija goditi me forcë diçka dhe shumë shpejt e pamë veten në ajër, e më pas disa përfunduan në ujë”, shtoi ai.Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Blooomberg dhe krerët e policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, mbërritën në vendngjarje. Në ishullin e Manhatanit ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhjetra linja transporti ujor, ku më kryesoret janë ato drejt ishullit tjetër Staten Island.Në 2003, një incident i ngjashëm në këtë ishull, kur një anije pasagjerësh u përplas me molin, gjetën vdekjen 11 persona dhe dhjetra të tjerë u lënduan.