“Rusia e Bashkuar” kryeson në zgjedhjet rajonale
Pjesmarrja e ulët në zgjedhjet e së dielës për guvernatorët rajonalë dhe legjislaturën lokale, i ka sjellë përfitime partisë së presidentit Vladimir Putin, kanë deklaruar liderët e opozitës në Rusi.Zgjedhjet janë zhvilluar në 77 nga 83 rajonet e Federatës Ruse. Në disa raste, më pak se 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje.Në pesë rajone, posti i guvernatorit është fituar nga kandidatët e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar. Në zgjedhjet për legjislaturën lokale, Rusia e Bashkuar ka qenë po ashtu në krye.Vëzhguesit nga organizata e pavarur Golos kanë regjistruar më shumë se 1.000 shkelje, përfshirë votimin e shumëfishtë.Putini ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve kanë konfirmuar mbështetjen mbarëkombëtare të qeverisë aktuale.