BE, sanksione të reja kundër Iranit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja ekonomike kundër Iranit. Masat pasojnë refuzimin e Teheranit për të ndaluar programin e tij bërthamor, për të cilin Perëndimi dyshon se ka qëllim krijimin e armës atomike.Sanksionet kundër Iranit parashohin ngrirjen e pasurisë për 34 subjekte dhe një individ shtesë.Ato po ashtu përfshijnë ndalesa në importin e gazit dhe në transaksionet financiare, me përjashtim të atyre që bëjnë pjesë në ndihmat humanitare, ushqimore dhe mjekësore. Kompanitë e Bashkimit Evropian e kanë të ndaluar të sigurojnë teknologji për ndërtimin e anijeve dhe shërbime të klasifikuara për cisternat iraniane, ashtu si edhe shitjen e metaleve.Ministrat e BE-së kanë vendosur sot sanksione të reja edhe për disa individë dhe kompani të Sirisë.Ndërkaq po sot javorja gjermane “Der Spiegel” ka raportuar se Irani planifikon të derdhë naftë për të bllokuar ngushticën e Hormuzit, me qëllim heqjen e sanksioneve ekonomike kundër tij dhe pse nuk kakonfirmime për raportin.“Der Spiegel” ka thënë se plani është koduar me ermin “Uji i fëlliqur” dhe do të realizohet në rrugën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës. Revista nuk ka saktësuar burimet për raportin e saj, por ka thënë se shërbimet perëndimore të inteligjencës janë duke studiuar planin.“Der Spiegel” ka thënë se për të hyrë në fuqi, plani duhet të miratohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.