"WikiLeaks", ulet dënimi për analistin ushtarak amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2013, 08:32
Një gjykatë ushtarake ka ulur dënimin për një analist ushtarak amerikan i cili akuzohet për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara në faqen e internetit WikiLeaks.Gjyqtarja Denise Lind vendosi të martën se dënimi për ushtarakun Bradley Manning do të ulet në 112 ditë për shkak të trajtimit të tij në një burg ushtarak pas arrestimit.Manning ka qenë në paraburgim që nga mesi i vitit 2010. Për një pjesë të asaj kohe, autoritetet e mbajtën atë në një qeli pa dritare 23 orë në ditë.Gjykatësja vendosi në një seancë paragjyqësore se lloji i dënimit kishte qenë "më i rreptë sesa duhej".Manning përballet me 22 akuza, përfshirë "ndihmë për armikun", që mbart një dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Gjyqi është caktuar të fillojë më 6 Mars.