Lezhë, përparësi shëndetit publik gjatë sezonit, Ristani: Do monitorohen kushtet higjenosanitare
Lezhë- Në 6 muajt e parë të këtij viti është reflektuar në mjekësinë familjare duke përmirëuar ndjeshëm cilësine e shërbimeve. Paralelisht është vepruar edhe me masa konkrete të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.Deklarata është bërë nga drejtori i Shendetit Publik në Lezhë Arben Ristani, në analizën 6 mujore të këtij institucioni. Sipas tij, grupet e punës do të monitorojnë për kushtet higjenosanitare të gjitha subjektet private dhe shtetërore, ndërsa pritet edhe shtim personeli për të përmbushur maksimalisht këtë objektiv, me fokus kryesor bregdetin.Ristani ka bërë të ditur se do të ngrihen grupe të përbashkta pune edhe me institucione të tjera për neutralizimin e problemeve që mund të shfaqen gjatë këtij sezoni turistik, por edhe gjatë pjesës tjetër të vitit.I pranishem në analizën 6 mujore të drejtorisë së shëndetit publik në Lezhë, deputeti i këtij qarku Arben Noka ka deklaruar se qytetarët kanë nevojë për shërbime, por mbi të gjitha shërbim shëndetësor me cilësi.Sipas deputetit Noka ndryshimet do të pasojnë njëra tjetrën, deri në standartizimin e këtij shërbimi për të gjithë komunitetin.Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ka inaguruar edhe ambjentet e rikonstruktuara së fundmi, duke nxitur përkujdesjen shëndetësore ndaj qytetarëve.