Kreu i Bektashinjve shtron iftar, mbledh besimtarë, politikanë e diplomatë
Komuniteti Bektashian në kryeqytet shtroi iftar për besimtarët myslimanë ku morën pjesë edhe personalitetet të larta të shtetit, politikës, diplomacisë etj. Iftari i shtruar nga Baba Edmond Brahimaj bashkoi dhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare në vend.“O zot, ti që je i pari, para teje s’ka gjë, ti që je i fundit pas teje s’ka gjë, ti je i dukshëm mbi ty ska gjë”Me këtë lutje e çeli iftarin për të gjithë të pranishmit, Baba Edmond Brahimaj, i cili dhe i falenderoi ata për prezencën . Komuniteti Bektashian në kryeqytet shtroi iftar për personalitetet e politikës në vend. Iftari bektashian bashkoi të gjitha komunitetet fetare në vend, ndërsa iftarin e përshëndeti edhe komuniteti musliman.“Zoti na i pranfotë skarificën të gjithëve ne, duke na gëzuar shpirtin dhe duke na ofruar paqen. Sot ne në këtë sallë jemi pak, por unë jam i sigurtë se në këto caste në teqetë bekteshianë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi janë ulur në sofra të mëdha me mijra besimtarë bektashianë me vëllezërit tannë sunitë duke ndarë sëbashku gëzimet e këtyre çasteve. Në përcjellim plot emocion vizitat e klerikëve të besimeve të ndryshme fetare”, tha Baba Edmond Brahimaj.Tavolinës së iftarit të shtruar nga komunitetit Bektashi u bënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryeprokurori, Adriatik Llalla, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, si dhe njerëz të botës së biznesit e medias në vend. Celja e iftarit vjen për besimtarët pas orëve të gjata privimi nga ngrënia dhe pirja e