Muriqan, drogë në autobusin e linjës Tiranë-Milano, pranga 2 menaxherëve të agjencisë

 Muriqan-Policia ka gjetur dy pako me marijuanë në autobusin e linjës Tiranë-Milano dhe në pranga janë vënë dy menaxherët e agjencisë.Gjatë kontrollit që iu bë autobusit me targa ET 075 EG në pikën kufitare të Muriqanit u gjetë një sasi droge me peshë 3 kilogram e 425 gram dhe destinacioni i dstinacion Italinë.Ndërkohë policia ka vënë në pranga dy menaxherët e agjencisë turistike, Andrea Çakulli 25 vjeç nga Tirana dhe Viktor Ndoka 38 vjeç nga Laçi.Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Vend Kalimin Kufitar Muriqan.