Meta - Esteves, Portugalia na përkrah edhe për BE, pas liberalizimit e statusit
Lisbonë - Presidentja e Asamblesë së Portugalisë, znj. Maria da Assunção Esteves i ka garatuar sot, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës se Portugalia do ta mbështesë Shqipërinë edhe në hapin e saj të katërt, anëtarësimin në BE, pasi e ka mbështetur në anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe në statusin kandidat.Garancia është dhënë gjatë vizitës që ka bërë në Lisbonë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ftuar nga homologia e tij, znj. Ezteves.Në takimin e përbashkët që Meta pari me znj. Esteves, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike dypalëshe, mbështetja reciproke në nivel ndërkombëtar si dhe mirëkuptimi dhe miqësia tradicionale që ekziston mes dy vendeve dhe dy popujve.Znj. Esteves u shpreh se Portugalia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në funksion të forcimit të vlerave humane dhe demokratike evropiane, duke theksuar se vizita e z. Meta në Lisbonë është një shtysë për intensifikiminMeta vlerësoi gjithashtu edhe mbështetjen që Portugalia i jep Kosovës, duke theksuar se ky është një kontribut i vyer për paqen dhe progresin e rajonit të Ballkanit.Në përfundim të takimit, znj. Esteves e ftoi z. Meta për një vizitë në ekspozitën e 40-vjetorit të revolucionit portugez në ambientet e Parlamentit si dhe për një përshëndetje zyrtare në seance plenare nga deputetët portugezë për nder të delegacionit shqiptar.ar.sh/Oranews.tv