Kukës, kthehet në traditë dita e mjaltit, verilindja ka burime për mbarështimin e bletëve
Kukës - Më shumë se 600 bletërritës të qarkut të Kukësit kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, më shumë mbështetje për mbarështimin e mbi 17 mijë familje bletësh. Bletërritësit thonë se nevojitet aplikimi I teknologjisë së re, për përpunimin e mjaltit, pasi akoma ai mblidhet në mënyrë tradicionale.“Konkurenca e pandershme ka efektin e saj, por ne nuk kemi shumë probleme këtë gjë, pasi ata që konsumojnë mjaltin, kanë aftësinë të dallojnë kush është i mirë dhe kush është i keq.Treg shitje nuk është se ka, por mund të shesim tek njerëzit tanë.Po të duash të bësh një analizë,apo diçka tjetër, s’ke ku ta bësh.Ndjehet mungesa e mbështetjes në mënyrë financiare nga ana e shtetit. Problemet financiare janë për prodhimin e mjaltit dhe paketimin e tij, në të cilën në qarkun e Kukësit paketimi ende bëhet në mënyrë primitive”,- shprehen bletërritësit.Sipas kreut të Këshillit të Qarkut të Kukësit, bletarët e rajonit veri-lindor janë ende në rrugën e promovimit.“Kemi caktuar një datë, ditën e 7 korrikut, si ditën e mjaltit, me qëllim për të promovuar jo vetëm mjaltin por edhe nënproduktet e tjera të bletës. Kështu që është diçka shumë e mirë , të promovosh produktet e zonën tëndë”-tha Ibsen Elezi.Qarku i Kukësit ka kullota të shumëllojshme që favorizojnë zhvillimin e bletarisë, pasi ka më shumë se 106 mijë hektar me pyje, livadhe e kullota malore. Bletaria ka shërbyer gjithnjë si një aktivitet ndihmës për ekonominë e fermerëve.