Venezuelë, shtyhet betimi i Chavez-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2013, 07:35
Qeveria venezueliane propozoi shtyrjen e ceremonisë së betimit të presidentit Hugo Chavez, sepse ai ndodhet në Kubë, ku po kurohet për kancer.Udhëheqësi i opozitës, Enrike Kapriles, i kërkoi Gjykatës së Lartë të japë intepretimin ligjor se çfarë mund të ndodhë, nëse presidenti Hugo Chavez nuk bën betimin.Ai tha se afati i fundit është 10 janari dhe, pas kësaj, është kreu i Asamblesë Kombëtare, ai që do të marrë detyrën e kreut të vendit, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.Gjatë një konferencë për shtyp, Kapriles tha se venezuelianët votuan për Chavez-in dhe jo për zëvendësin e tij apo ministrat.