Eurozona nivel rekord të papunësisë, kap vlerën e 11.8%

Shifrat e papunësisë në Eurozonë kanë kapur shifrat e 11.8 për qind gjatë muajit nëntor, gje që tregon se papunësia në Bashkimin Europian është duke u rritur.Shifrat alarmante janë bërë publike nga BE-ja të martën dhe tregojnë se papunësia për nëntorin e 2012-ës është rritur me 0,1%, në krahasim me tetorin që ishtë 11.7 për qind. Ndërsa sipas të dhënave e 12 muajve më pare duket se papunësia është rritur me 1,1%.Sipas raportit shtetet më problematike ne Eurozone mbeten Spanja dhe Greqia. Spanja, ekonomia e së cilës është zhytur në një recesion të thellë, është edhe një herë vendi me problemin më të madh të papunësisë gjithashtu dhe Greqia, e cila është vendi i dytë me papunësinë më të lartë. Ndërsa shtetet me numrin me të ulët të papunësisë vijojnë të mbeten Gjermania, Austria dhe Holanda.Ndërkohe qe raporti i BE-se për numrin e të papunëve në vendet që përdorin euron arriti në thuajse 19 milionë, 113 mijë më shumë se sa muajin e mëparshëm.Ndërkaq eksperti i ekonomise ne "BBC", Andrew Walker agumentoi se "elementi më shqetësues është që trendi i rritjes së papunësisë prej kohësh vazhdon të jetë në rritje dhe kjo e bën më të vështirë për vendet përkatëse që të mbledhin taksa dhe të zbatojnë reforma për të vendosur nën kontroll financat".Ky thellim i problemit të punësimit midis 27 vendeve anëtare ka ardhur nga një deklarate optimiste nga ana e kreut të Komisionit Europian, Jose Manuel Barrosi, i cili nga Portugalia theksoi se kërcënimi për mbijetesën e euros tashmë ka kaluar.