Dyshime për vdekjen e të birit, nëna e bllogerit iranian kërkon hetim publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 22:12
Nëna e bllogerit iranian i cili vdiq në paraburgim, u ka bërë thirrje zyrtarëve iranian për të bërë një hetim publik rreth vdekjes së tij.Gohar Eshghi, nëna e Sattar Beheshti, ka thënë se autoritetet nuk e kanë lejuar atë që të shohë trupin e të birit. Ajo ka akuzuar autoritetet se ja kanë torturuar të birin deri në vdekje.Parlamenti i Iranit gjatë të dieles ka kërkuar hetim special për vdekjen e Beheshtit. Ai kishte vdekur disa ditë pas deklarimit se ishte torturuar nga hetuesit e tij. Familja e Behteshtit, më 6 nëntor, kishte marrë informacionin për vdekjen e tij.Vdekja e tij ka çuar në disa arrestime dhe me shkarkimin e kreut të Policisë Kibernetike, të cilët thuhet se e kanë arrestuar atë për aktivitete në internet.