Kandidaturat për Pentagon dhe CIA të Hagel e Brennan, nuk kalojnë pa kritika
Sekretarit të Mbrojtjes dhe këshilltarin e tij kundër terrorizmit, John Brennan si drejtor të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA. Presidenti i njoftoi këto dy emërime në prani të Sekretarit të tanishëm të Mbrojtjes, Leon Panetta dhe drejtorit në detyrë të CIA-s, Mike Morell.“Roli udhëheqës i Chuck Hagelit në ushtrinë tonë do të jetë historik. Ai do të jetë personi i parë me grada të larta ushtarake, që bëhet Sekretar i Mbrojtjes, njëri prej pak sekretarëve të plagosur në luftë dhe veterani i parë i Vietnamit në krye të Departamentit të Mbrojtjes”.Zoti Hagel, i cili ka qënë senator për dy mandate, ka mbështetje të madhe si në qarqet zyrtare edhe ato jo-zyrtare.Por disa republikanë dhe kritikë e kundërshtojnë emërimin për shkak të qëndrimeve të tij, që sipas tyre, tregojnë ndjenja armiqësie ndaj Izraelit dhe dobësi ndaj Iranit.“Nëse konfirmohet në këtë post, zoti Hagel do të jetë Sekretari i Mbrojtjes më armiqsor ndaj shtetit të Izraelit në historinë e vendit tonë”.Zoti Hagel i është referuar një herë të ashtuquajturit "lobi hebre" si frikësues.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e mbrojti zotin Hagel.“Gjatë gjithë karierës së tij, senatori Hagel ka qënë një përkrahës i palëkundur i Izraelit, i marrëdhënieve amerikano-izraelite dhe i mbështetjes amerikane për sigurinë e Izraelit”.Alan Elsner është nënpresident i lobit pro-Izraelit dhe pro-Lindjes së Mesme, J Street, lob ky që mbështet zotin Hagel.“Emri i tij po njolloset dhe personalisht e dënoj një qëndrim i tillë. Babai im është i mbjetuar i Holokaustit dhe jam mëse i vetëdijshëm se në botë ekzistojnë ndjenja anti-semite, por kur shikoj Chuck Hagelin mendoj se akuza të tilla janë fare qesharake”.Nëse konfirmohet nga Senati, John Brennan do të zëvëndësojë gjeneralin David Petraeus, i cili dha dorëheqjen si drejtor i CIA-s vitin e kaluar pas njoftimeve për marrëdhënie jashtëmartesore.“Misioni im do të jetë të garantoj se CIA ka mjetet e duhura për të ruajtur sigurinë e vendit dhe se puna e kësaj agjencie pasqyron gjithnjë liritë dhe vlerat, që ne i çmojmë aq shumë”.Mbrojtja nga ana e zotit Brennan për vrasjen e terroristëve të dyshuar nëpër botë si një hap i ligjshëm dhe etik pritet të nxisë pyetje të ashpra nga ana e senatorëve.Presidenti Obama tha se zoti Brennan dhe ish-senatori Hagel e kuptojnë se siguria kombëtare varet tek burrat dhe gratë, që shërbejnë në ushtri dhe në agjencinë e zbulimit.“Ata e kuptojnë se ne jemi të suksesshëm si rrjedhojë e përkushtimit të personelit të këtyre dy institucioneve”.Presidenti Obama i bëri thirrje Senatit që të veprojë me shpejtësi për konfirmimin e këtyre dy emërimeve dhe të emërimit të senatorit demokrat, John Kerry për në postin e Sekretarit të Shtetit.