Durrës, zvarritja e punimeve në mbikalimin e Shkozetit, kaos në qarkullim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2014, 12:49
Durrës - Vërehet kaos në unazën e Shkozetit, nga ku bëhet e mundur lëvizja e automjeteve në drejtim të plazhit, autostradës Tiranë-Durrës, periferisë dhe qytetit.Drejtuesit e automjeteve dhe banorë të zonës janë të indinjuar dhe thonë se pluhuri i shoqëruar me temperaturat e larta të stinës, po krijon problem tek ata, dhe më të ndjeshëm nga kjo situatë janë sidomos fëmijët.Punimet për mbikalimin e Shkozetit, vijojnë prej rreth 1 viti dhe duke qenë se nga zvarritja e tyre, nuk është hedhur ende asfalti, pritet që të zgjasin edhe më tej./nzh/oranews online/