Legalizimet, Lame: Na prisni në shtëpi, kujdes nga spekulantët
Tiranë-Aluizni riktheu sërish vetëdeklarimet edhe pse javë më parë u mbylli derën të gjithë personave që kërkonin të dërgonin personalisht kërkesën për legalizimin e ndërtesave. Drejtori i agjencisë, Artan Lame, tha se do pranohen vetëdeklarimet e emergjencës, ndërsa për rastet e tjera punonjësit e Aluiznit do ti bëjnë vetë verifikimet në terren“U bëj thirrje qytetareve për dy gjëra: Në rast se keni problematika për plotësimin e dokumentacionit apo nevoja për përshpejtimin e procedurave për arsye tuajat personale, nevoja për kredi etj, paraqituni në sportelet tona dhe punonjësit do jenë në shërbim tuaj. Për të gjitha rastet e tjera kur kemi të bëjmë me një legalizim normal, kur s’keni emergjenca ju lutem prisni në shtëpitë tuaja pasi ekipet tona do vinë atje. E dyta: Mos bini pre e spekulantëve dhe përfituesve të pandershëm. Mos pranoni persona që u thonë se përkundrejt ndonjë pagese mund t’ju përshpejtojnë procedurat. Mos paguani tek noterët çmime që tejkalojnë tarifat e publikuara.Kërkojuni personave që u paraqiten nëpër shtëpija t’ju tregojnë kartën e identifikimit të Aluiznit” tha ai.Sipas Lames brenda një periudhe katërmujore ekipet e Aluiznit kanë azhornuar në terren 20 400 objekte dhe kanë përgatitur dokumentacionin e plotë për 17 000 prej tyre. Ndërsa përsa i përket 45 mijë dosjeve të paplota me dokumentacion Lame deklaroi se gjithcka do të nis nga e para duke përfshirë edhe matjet.“Gjatë periudhës katër mujore ekipet tona kanë azhornuar në terren 20 400 objekte dhe kanë përgatitur dokumentacionin e plotë për 17 000 prej tyre, ndërsa PD iu deshën 8 vjet për të dhënë 21 800 leje legalizimi. E gjithë kjo masë qytetarësh tashmë pret miratimin e VKM për çmimet e truallit dhe përllogaritjet e zbritjeve nga të cilat përfitojnë për të përfunduar procesin e legalizimit. Po punohet në terren edhe për evidentimin e dendësisë së shtrirjes së zonave infromale për të çuar propozime të reja. Deri tani janë propozuar nga qarqet 54 zona të tjera informale. Më vjen keq të kujtoj këtu 45 mijë praktika dosje të hapura, të mbarutura për të cilat nuk mund të emëtohet leja e legalizimit, pasi ose dosjet janë të paplota kanë vetëm faturat dhe ansjë dokumentacion.Arsyeja tjetër është sespe shumica e tyre kanë ndërprerë pagesat duke pritur këtë vendim të qeverisë nga i cili përfitojnë” tha ai.Më tej kreu i Aluiznit thumboi edhe Presidentin Nishani, i cili sipas Lames me mosdekretimin e ligjit zgjodhi ti bindet urdhërit të Berishës për të sabotuar deri në fund procesin e legalizimeve.“Ligji i ri i legalizimeve për fat të keq hyri në fuqi në mënyrë të heshtur pasi Presidenti i Republikës nuk e dekretoi, duke mbetur deri në fund midis dilemës të dekretonte këtë ligj që e prisnin me qindra mijëra qytetarë për efektet që do jepte apo ti bindej urdhërit të Berishës për të sabotuar deri në fund procesin e legalizimeve. Gjithçka ndodhi është histori e shkuar, qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Javën që shkoi qeveria miratoi një shtesë tjetër personeli për të gjitha drejtoritë rajonale të Aluiznit. U bëj thirrje qytetarëve të presin ekipet e Aluzinit që do trokasin derë më derë në shtëpitë në zonat informale. Drejtoritë rajonale kanë marrë dhe formularin mbi bazën e të cilit do pritet kërkesat e qytetarëve për të aplikuar në zonat informale. Mbi bazën e formularit kanë filluar dhe do vijojnë aplikimet për ato objekte të cilat përfitojnë rishtazi nga ligji i legalizimeve që për fat të keq apo preferenca nga më të çuditshme ishin lënë jashtë. Në qeveri është dërguar projektvendimi mbi bazën e të cilit do përcaktohen çmimet për të cilat duhet të paguhet parcela ndërtimore aty ku qytetarët do të duhet të paguajnë, kur trualli është i tyre nuk do paguajnë asgjë. Po ashtu janë përcaktuar të gjitha përfitimet, procedurat, zbritjet e kategorieve që përfitojnë nga ligji i ri i legalizimeve. Pas disa ditësh do të hyjë në fuqi. Miratimi i vendimit do bëjë të mundur përllogaritjen e faturave të truallit sipas çmimeve të reja dhe pagesën e tyre nga qytetarët”.Aktualisht në qeveri është dorëzuar një projekt-vendim, i cili do të përcaktojë çmimet me të cilat do të paguhet parcela ndërtimore, përfitimet, zbritjet apo uljet që parashikohen në lig .B. Kuçana/Oranews.tv