Rritja e pagave, Veliaj: Që në kontratat kolektive do të caktohet paga minimale
Tiranë – Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka deklaruar sot se “për të mbrojtur punonjësit nga një pagë jo e denjë për ta, ministria, me të gjitha strukturat e saj, do të ndikojë që në të gjitha kontratat kolektive të punës të përcakotohet niveli i pagës minimale.”Këtë deklaratë, Veliaj e ka bërë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës që u mbldoh sot në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të sindikatave, biznesit dhe ILO-s.Veliaj shtoi se “përcaktimi i nivelit të pagës minimale do të bëhet jo vetëm sipas Vendimit të Qeverisë, por në nivelet më të larta, duke mbështetur biznesin dhe sindikatat ndërsa bëjnë analiza socio-ekonomike që gjatë negociatave për pagën minimale dhe kontratën kolektive.”Ministri vuri në dukje në fjalën e tij se "në politikën tonë të pagave, sidomos në sektorin jobuxhetor dhe atë privat, Ministria e Mirëqënies Sociale ka negociuar në mënyrë të vazhdueshme me punëdhënësit dhe punëmarrësit për të realizuar një mirëkuptim social, me qëllim që paga të jetë një element i rëndësishëm për nxitjen eaktivitetit ekonomik dhe uljen e varfërisë.Por është e rëndësishme që ky proces të fuqizohet edhe më shumë, jo vetëm në momentet e përcaktimit të pagës minimale, por edhe gjatë gjithë kohës, sidomos gjatë negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve."ar.sh/Oranews.tv