Amerika vendos dëbimin e shqiptarit që 2 vjet më parë e konsideroi "Hero"

U konsiderua hero, e madje u vlerësua me disa medalje, por dy vite pas gjithë këtij vlerësimi rrezikon të dëbohet nga SHBA në Shqipëri.Kjo është historia e Pamir Kurtit në San Diego, Kaliforni ku gjykata ka marrë vendim dëbimin e tij.Mediat vendase i kanë kushtuar vëmendje rastit të shqiparit. Historia e tij e arratisë drejt SHBA nis pas vitit 1997 kur Pamiri dhe vëllai i tij pas kaosit të krijuar në vend u arrestuan dhe u torturuan nga policia.Në 2001 ai kërkoi azil politik në San Diego. Gjyqi ndaj tij për disa arsye burokratike u shty për vite me radhë. Një kërkesë për tu paraqitur në gjyq e nisur në adresë të gabuar e-maili bëri që Pamiri të mos paraqitej në gjyq siç shpjegon vetë ai.Tashmë kërkesa për azil i refuzohet me argumentin se situata politike në vend ka ndryshuar duke u përmirësuar.Avokatja e tij, Eleanor Kaplin Adams thotë se "Ai nuk duhet të dënohet tani për gabimet burokratike që vonuan aplikimin e tij."Në shumë vite të qëndrimit të tij në San Diego Pamir Kurti ka punuar si ndërtues dhe në 2012 pranë një banese pa se si një elektriçist ra në kontakt me korentin dhe e ndihmoi duke e shpëtuar nga vdekja.Për këtë veprim, Pamir Kurti ka marrë disa çmime dhe medalje për veprimin e tij të guximshëm."Unë dua të qëndroj këtu sepse kamë frikë nga ajo që mund të ndodhë nëse kthehem pas" - thotë shqiptari ndërsa bën thirrje që vendimi të anulohet dhe t’i jepet një mundësi që të qendërojë aty ku prej vitesh ka ndërtuar jetën e tij.