Tumori në gju i rrezikon këmbën, 20-vjeçari kërkon ndihmë përmes “Alarm”
Ai është vetëm 20 vjeç, por vuan nga tumori në gju dhe rrezikon t'i pritet njëra këmbë.Pas operacionit të parë në dhjetor të 2013, Dorel Kunxhiu nga Martaneshi ka nevojë për një tjetër ndërhyrje emergjente.Garancia për një operacion të suksesshëm i vjen nga shteti i Izraelit, por kjo ndërhyrje i kushton atij 15 mijë euro.Pas apelit për ndihmë në ministrinë e Shëndetësisë, ai duhet të presi daljen në një komision të posaçëm. Por këmba dhe jeta e Dorelit nuk mund të presë aq gjatë.Të ardhur në Kamëz, tek të afërmit e tyre, 20 vjeçari dhe prindërit e tij kërkojnë ndihmë në redaksinë e emisionit “Alarm”, me qëllim sensibilizimin e të gjithë atyre që kanë mundësi ekonomike.Apeli i Dorelit pë ndihmë: Më ndihmoni të eci si bashkëmoshatarët e mi“Jam i sëmurë nga një sëmundje në gju e cila ka 7 muaj që më ka filluar që në dhjetor të 2013. Jam operuar te spitali ushtrak, por s’kam asnjë shpresë, ata më kanë thënë të pres këmbën. Më pas u trasferova në spitalin e QSUT. Bëra kimioterapi, 5 cikle, por pa bërë operacion për herë të dytë nuk mund të eci. Këtu në Shqipëri nuk më kanë dhënë asnjë lloj shprese, e vetmja mundësi është ta pres këmbën. Por duhet të shpëtoj dhe jetën, jo vetëm këmbën. Jam 20 vjeç dhe operacionin përsipër ma kanë marrë vetëm në Izrael. Atje më kanë dhënë garanci dhe ndërhyrja kushton 15 mijë euro . Unë nuk kam mundësi financiare. Ndaj iu bëj apel biznesmenëve, emigrantëve, kudo që janë shqiptar, të më ndihmojnë, të vënë dorën në zemër, të eci si bashkëmoshatarët e mi”, tha Doreli.Apeli në ministrinë e Shëndetësisë: Duhet të dalësh në komision, nuk pres dot gjatëPas ndërhyrjes së parë, Doreli i drejtohet ministrisë së Shëndetësië, por sipas proçedurave, ai duhet të presi daljen në komision, por tha tha se tashmë duhet të ishte operuar.“I jemi drejtuar ministries së Shëndetësisë por aty vonojnë shumë, duhet të presësh të dalësh në komision. Aty mund të dalësh pas një viti, por operacioni duhet bërë sa më shpejt, tani duhet të isha bërë operacion.Nëna e tij kërkon ndihmë nga biznesmenët dhe emigrantët“I bëj thirrje të më ndihmojnë për jetën e djalit, sepse është shumë vështirë kur nuk ke shpresë dhe mundësi. Jemi vetëm me një rrogë, me rrogën e burrit, unë e lash punën se kisha djalin sëmurë. Rroga është shumë e pakët, ne jemi 5 anëtarë në familje. I bëj thirrje biznesmenëve, emigrantëve të mendojnë si për fëmijën e tyre, të venë dorën për këtë djalë 20 vjeç”.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"