Kalvari i gjyqeve për banorët e pallateve Hawai

Kjo çështje kaloi në një kalvar të gjatë gjyqesh. Në vitin 2000, përfaqësuesit e firmës egjiptiane "Hawai-Alb" kërkuan leje ndërtimi për ndërtimin e dy kullave, leje kjo që iu refuzua nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës.Gjykata e shkallës së parë në vitin 2002 la në fuqi vendimin e KRRT për shembjen e tyre.Më pas Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim.Ndërsa në vitin 2004 në shkallën e tretë të gjyqësorit, Gjykata e Lartë i hapi rrugë shembjes së kullave të firmës "Hawai- Alb". Vendimi i shkallës së tretë të gjyqësorit ka lënë në fuqi vendimin e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, për prishjen e dy pallateve 11- katëshe, të ndërtuara pa leje ndërtimi nga firma "Hawai- Alb, shpk" me president El-Sajed. Sipas vendimit të dy dhënë nga vetë kryetari i Gjykatës së Lartë, në atë kohë Thimio Kondi, lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës për prishjen e dy kullave 11-katëshe.Vendimi për prishjen e dy kullave në vitin 2004 u pasua me protesta të ashpra nga banorët, të cilët mbeteshin në mes të katër rrugëve nëse ky vendim zbatohej.Më pas çështja u dërgua deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut nga avokatët e qytetarëve që kishin blerë apartamente në këto pallate.