Fier, Bashkia jep rrugët me koncension, Goxhaj: Ka korrupsion

Vendimi i këshillit bashkiak për dhënien në koncesion të vendeve të parkimit publik, një firme private, është kthyer në një problem serioz në qytetin e Fierit.Altin Goxhaj, drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorëve e ka cilësuar si një historinë më të pakuptimtë të 24 viteve demokraci."Është historia më skandaloze që mund të ketë ndodhur në 24 vjet, shumë e ngjashme me plazhet publike që janë kthyer 100% në plazhe private. Rasti i Fierit është një rast i pastër abuzimi dhe korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë me grupin e tij të interesave, kanë arritur të japin një qytet të tërë për koncesion. E konsiderojmë një akt të paligjshëm , një akt korruptiv, një akt të rëndë, që cënon në mënyrë zyrtare të drejtën publike qytetare për një hapësirë publike" - tha Goxhaj.“Alarm” drejt Fierit, çdo pëllëmbë qyteti me tabelaKamera e “Alarm” vërteton situatën në qytetin e Fierit dhe konstaton që pothuajse çdo zonë e tij është vijëzuar me blu. Këto shenja tregojnë që këto vende janë për parkime kundrejt një pagese prej 50 lekë të rinj.Altin Goxhaj: Gjykata Administrative duhet të rrëzoj vendiminNdërkohë avokati Goxhaj tregoi gaditshmëri për të hapur një padi në Gjykatën Administrative, për rrëzimin e koncesionit, i cili sipas tij është jashtë çdo standarti dhe cënon të drejtat publike të qytetarëve."Do ta konsideroja si një situatë që duhet të marrë një vëmendje shumë të madhe mediatike dhe mbi të gjitha juristët duhet të shprehen. Unë si avokat jam i gatshëm të hap një padi në gjykatën Administrative , për të rrëzuar këtë koncesion, që është jashtë çdo lloj standarti dhe jashtë çdo lloj natyre të asaj që quhet shtet ligjor dhe shtet në shërbim të qytetarëve"- shtoj Goxhaj.Rast i trajtuar dhe një herë tjetër në “Alarm”Një shqetësim i tillë është ngritur në "Alarm" disa muaj më parë, po nuk ka gjetur një zgjidhje.Sakaq, që vazhdon të shqetësojë sërish qytetarët e qytetit të Fierit.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"