Anketa: Obama, presidenti më i keq që prej Luftës së Dytë Botërore

SHBA- Presidenti ,Barack Obama, është Presidenti më i keq i vendit që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky është vlerësimi i qyetarëve amerikanë për kreun e shtetit të tyre, dalë nga anketa më e re e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.Sondazhi i pavarur, i bërë nga Universiteti Quinnipiac në fund të muajit të kaluar me më shumë se 1400 votues amerikanë, tregon se 33 për qind e të pyeturve e vënë Obamën në fund të listës së 12 presidentëve që kanë shërbyer që nga viti 1945. Para tij vjen, me 28 përqind, George W. Bush.Ronald Reagan, që shërbeu në pjesën më të madhe të viteve 1980, del me 35 për qind si Presidenti më i mirë amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai pasohet nga Bill Klinton, i cili shërbeu në vitet 1990 dhe që preferohet nga 18 për qind.Në anketë, Obama merr nota negative për trajtimin që i ka bërë çështjeve të tilla si ekonomisë, politikës së jashtme, kujdesit shëndetësor dhe terrorizmit. Të anketuarit i japin atij vlerësim të favorshëm vetëm në çështjet e mjedisit.Marrë nga VOAB. Kuçana/Oranews.tv