VIDEOLAJM/ Kur Shqiptarët flasin në gjuhën e të huajve e të huajt shqip

Është bërë tashmë e modës që politikanët tanë, zyrtarë të lartë të nisin fjalimet e tyre të rastit në aktivitete duke cituar shprehje të personaliteve të huaja.Në konferencën me temë, “Reformimi i sistemit penitenciar”, tre zyrtarët e lartë shqiptarë e nisën fjalimin e tyre duke përmendur shprehje të shkëputur nga personalitete të huaja të cilët kishin folur për burgjet.Një mënyrë diplomatike dhe filozofike me të cilën sa vijnë e bëjnë të tyren në fjalimet e rastit, në aktivitetet e ndryshme, thuajse të përditshme.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto kujtoi Bernard Show dhe shprehjen e tij “Njeriu që shqetësohet më shumë për burgjet është drejtuesi i tij“Zv/ Ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj përmendi një shprehje të “mikut” William Blaik që thoshte se burgjet janë ndërtuar me gurët e ligjit ashtu si shtëpitë publike janë ndërtuar me tullat e fesë.Ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale Veliaj kujtoi Mandelën i cili pat thënë se “Askush nuk e njeh me të vërtetë një komb pa u future të paktën një herë brenda burgjeve të tij.”Ndryshe ishte fjalimi i Ambasadorit Florian Raunig kreu i delegacionit të OSBE-së. Me një gjuhë shqipe të pastër por theks Raunig tregoi shkoqur dhe pa i fshehur nëpër shprehje filozofike të huazuara, problemet që aktualisht ka sistemi ynë i burgjeve :“Ka ende shumë për të bërë në fusha si gjendja e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor; programet individuale të rehabilitimit dhe riintegrimit.“Raunig u kujtoi gjyqtarëve se duhet të bëjnë kujdes me dhënien e masave të arrestit burg pasi “Çdo person në sistemin e burgjeve u kushton para taksapaguesve shqiptarë. Kostoja e një të paraburgosuri është 439 euro në muaj.”