SHBA 238 vjet e pavarur, Mesazhi i Arvizu: Tregohuni të përgjegjshëm

Është përkujtuar në Tiranë 238 vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ceremonia u organizua në oborrin e Galerisë së Arteve dhe në të morën pjesë presidenti Bujar Nishani, ministra të kabinetit Rama, Lideri i opozitës Lulzim Basha, si dhe politikanë, ambasadorë e përfaqësues të komuniteteve fetare, kulturës e mediasAmbasadori Arvizu e cilësoi statusin kandidat për Shqipërinë një lajm të mirë për vendin tonë por edhe për SHBA-në.Ai i kujtoi klasës politike se ka në dorë fatet e vendit ndaj duhet përgjegjshmëri .Sakaq, përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë përcolli dhe një mesazh për të rinjtë shqiptarëNë Viti 1776 SHBA firmosi aktit e shpalljes së pavarësisë.