Berisha në fb: Mashtrimi tjetër i Ramës edhe ndaj invalidëve
Pas reagimit të Shoqatës së Invalidëve ndaj Shoqërisë së Transportit qytetas, ku kjo e fundit vendosi të rikthejë pagesën e transportit për invalidët, reagon në facebook, ish-kryeministri Berisha.Në faqen e tij zyrtare Berisha shkruan: “Mashtrimi i rradhës edhe ndaj invalidëve!”Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se pas rritjes se naftës me 10%, vendosi t'u heq invalidëve pagesën për transportin urban. Sipas tij kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër në Europë“Ata që derdhën lot krokodili gjatë fushatës elektorale për invalidët dhe që u zotuan të dyfishojnë pensionet e tyre në këmbim të votës, tani po u heqin edhe atë mbështetje që ata e kanë fituar me ligj”- shkruan Berisha.Reagimi i plotë Berishës në Fb:Mashtrimi i rradhës edhe ndaj invalidëve!Të dashur miq, qeveria, pasi rriti çmimin e naftës me 10% dhe për rrjedhojë edhe çmimin e biletave të transportit, vendosi si në asnjë vend tjetër në Europë t'u heq invalidëve pagesën për transportin urban.Ata që derdhën lot krokodili gjatë fushatës elektorale për invalidët dhe që u zotuan të dyfishojnë pensionet e tyre në këmbim të votës, tani po u heqin edhe atë mbështetje që ata e kanë fituar me ligj.Në Shqipëri dhe në çdo vend dhe shoqëri, invalidët, përsonat me aftësi të kufizuar janë qytetarët që përjetojnë vuajtjet dhe dhimbjet më të mëdha nga jeta e përditshme dhe mjerisht janë të skajuar nga shoqëria. Gjatë viteve të qeverisjes së PD u bënë përpjekje serioze për mbështetjen e tyre.Raporti i Komisionit Europian në vitin 2007 pohon se pensionet për këta qytetarë u rritën mesatarisht me 36.5% dhe kjo politikë vazhdoi gjithnjë në rritje. Kështu, për paraplegjikët, pensioni dhe pagesat e tjera si për naftën, paketa sanitare etj u rritën me 275%.Gjithashtu u subvencionuan nga qeveria energjia elektrike, uji, transporti urban. Natyrisht ata meritonin dhe kishin nevojë për një mbështetje gjithnjë dhe më të madhe dhe jo mashtrimin e pashpirt te Edi Ramës. sb