Jeta në mjerim e familjes Alla, Apeli i "Alarm" për t'i ndihmuar

Historia e familjes që jetojnë me 97 mijë lekë të vjetër, jo shumë larg Tiranës u bë publike në emisionin "Alarm"Në fshatin Shytja të Petrelës, Petrit Alla, kryefamiljari vuan nga paraliza e këmbës dhe dorës. Kushtet ku jetojnë janë vërtet të mjerueshme.Shpresa për të pasur një shtëpi të thjeshtë ku nuk hyn era  nga do, pa mure të çara, iu zgjua para 3 vitesh, kur iu premtua se nga komuna Petrel, në bashkëpunim me shoqatën “Alternativa e së Ardhmes” do i rikonstruktohej banesa. Por projekti ngeli vetëm në letër.Emisioni "Alarm" i Ora News merr përsipër të ndjekë çështjen me qëllim sensibilizimin për t'i siguruar fillimisht veshmbathje dhe ushqim më pas një strehë të thjeshtë ku mund të jetohet si njerëzit.Rrëfimi i familjarëve“Problemi i familjes sime është shtëpia e pabanueshme dhe ndihma financiare. Ne jemi 4 pjestarë, unë kam një kemp, marrë 97 mijë lekë të vjetër në muaj, pasi vuaj nga paraliza e këmbës dhe dorës. Kam pak tokë po unë s’jam i aftë të punoj, nuk kemi as bagëti as lopë, marim ndonjë thes miell, ushqime nuk kemi. Me 97 mijë lekë ç’të paguajmë më pare. Librat e shkollës së fëmijëvë i marim borxh. Fëmijët marrin 14 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike”, tha Petrit Alla.“Shtëpia ka ujë poshtë ,fëmijët i kap frymëmarrja, banjë për tu larë nuk kemi. Në 2012 shkoj burri për të marrë lekët e pensionit dhe na thane që që do na bëhej shtëpia. U gëzuam, letrat i mori shoqata, po vinte vera, po prisnim të nisnin punimet, por kaluan 3 vjet. Ne lahemi te dera e shtëpisë, ku të shkojmë, ai që na sheh të verë dorën në zemër. Vetëm për fëmijët, më dhimbsen ata se për vete nuk duam asgjë”, tha Lumturie Alla.Një copëz Shqipërie e 2014, aty ku mjerimi flet vet..Pamje nga shtëpia “Alarm” në komunën Petrel, bisedë me nënkryetarin e komunës PetrelPas vizitës në shtëpinë e familjes Alla, “Alarm” kërkon një përgjigje nga nënkryetari i komunës Petrel, Hysni Kërçiku, për mos ndërtimin e shtëpisë. Ai nuk kishte një përgjigje konkrete për lënien në harresë të familjes, por deklaroi se do krijoj kontakte sërish me shoqatën për t’i ardhur në ndihmë familjes Alla.“Ne kemi ndërhyrë në vitin 2012 për të ndërtuar një shtëpi për t’i krijuar kushtet minimale famlijes Alla. Ne si institucion dhe kryetari i komunës kontaktoi me një shoqatë për të krijuar mundësinë për t’i ardhur në ndihmë qytetarit për ndërtimin e shtëpisë. Arsyeja që ne iu drejtuam kësaj shoqate ishte sepse ne nuk kishim mundësitë tona financiare për tu bërë pjesë e ndërtimit të shtëpisë së zotit Alla. Gjendur para këtij fakti, alternativa jonë ishte bashkëbisedimi me këtë shoqatë. Ne bëmë gati dokumentacionin. Fillimisht u duk sikur kjo punë do ecte, por kjo çështje nuk ka vazhduar. Në fillim ishte gadishmëri për ta zgjidhur, por duke e shtyrë ata dhe ne u la në harresë. Ne duhet të krijojmë përsëri kontakte për t’i ardhur në ndihmë këtij qytetari që të përmirësoj jetesën e vet, duke qënë se janë me aftësi të kufizuara. Ne menduam se po e zgjidhnim atëherë përfundimisht,sepse po të ndërhynim ne , shoqata “Alternativa e së ardhmes”, mund t’i linte projektin, në këtë kuadër ngeli deri këtu”, tha aiPas përgjigjes nga nënkryetari i komunës, gazetari Genci Engjëllari iu drejtua shoqatës “Alternativa e së ardhmes" e cila pritet të japë një përgjigje të hënën. Të paktën, fillimisht për të siguruar veshmbathje dhe bukën e gojës për këtë familje.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"