Kosovë, arrestohen 2 persona, përdhosën bustin e Skëndërbeut në Kaçanik, hedhin videon në internet

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona pasi kanë përdhosur bustin e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në Kaçanik dhe më pas kanë hedhur videon në internet.Personat e arrestuar janë një 40 vjeçar me inicialet J.V dhe një 37-vjeçar me iniciale A.B. Mediat kosovare thonë se këtë dy persona kanë postuar në rrjetet sociale një video teksa duket qarte se po përdhosnin bustin e Skënderbeut.Dy personat janë vënë në pranga nën akuzën e “Nxitjes dhe urrejtjes, përçarjes ose mos mosdurimit kombëtar, racor apo fetar”.“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me urdhër të prokurorit të Shtetit, kanë bastisur banesat e të dyshuarve dhe kanë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon celular”, bën me dije Policia e Kosovës.