Grupi i miqësisë Shqipëri-Itali, Rama: Statusi dhe presidenca e Italisë në BE, kuptim të pandalshëm

Në momentin kur Italia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian, Parlamenti shqiptar krijon grupin parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Itali. I pranishëm në këtë aktivitetit ishte  edhe kryeministri Rama, i cili e lidhi fillimin e kësaj nisme me statusin e Shqipërisë dhe me presidencën italiane të BE.“Nuk e di në është rastësi apo plan i menduar që ky grup të krijohet tani kur Italia merr presidencën e radhës së BE, por me siguri vetë pagëzimi i nismës pikërisht sot në vazhdën e ditëve të përjetuara bashkarisht si të shënuara prej arritjes historike të statusit të Shqipërisë si dhe mu në pikënisjen e 6 mujorit të presidencës italiane ka një kuptim të pandalëshëm nga përafrimi ynë i metejshëm me Italine dhe me Europën përmes Italisë“, tha RamaKryeministri deklaroi se “mbledhja e sotme u bë jo për të bërë tifozllëk për skuadrat tani që luhet futboll, por për të bashkuar interesat e dy shteteve fqinje nëpërmjet një ure të re bashkëpunimi, që do të jetë frytdhënëse për Shqipërinë, sidomos tani që Italia mori kryesinë në BE.”Rama tha se kjo nismë është e vonuar, por më mirë vonë se kurrë."Më mirë vonë se kurrë po në fund të fundit nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe nganjëherë kur bëhet vonë shijon më shumë."Grupi parlamentar i miqësisë Shqipëri-Itali drejtohet nga deputetja e PD, Majlinda Bregu.