Pukë, makina bie nga 100 metër lartësi, humb jetën drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 19:16
Pukë-Një automjet është rrëzuar në një humnerë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit një 45 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, pranë fshatit Rrape.Sipas burimeve të policise mjeti tip “Golf” me targa AA 430 DH ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një humnerë nga 100 metra lartësi dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Beslim Brahimi 45 vjeç.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe thotë se shkak kryesor i aksidentit është rruga e amortizuar dhe reshjet e shiut, të cilat kanë sjellë rrëshqitjen e mjetit.Ky segment i cilësuar si "rruga e vdekjes" është ndër më të rrezikshmit në Pukë.