Barroso te Krimet e Rënda, porosit togat e zeza:Dënim për zyrtarët e korruptuar
Tiranë-Që nga krijimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në vitin 2004, ky institucion edhe pse u krijua nga europianët, nuk kishte pritur asnjëherë zyrtarë të lartë të Brukselit. Në vizitën e tij në Tiranë Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, kishte parashikuar një takim pikërisht në ambienet e Krimeve të Rënda.Vizita vjen në një kohë, kur kjo gjykatë mund të jetë protagoniste në integrimin e vendit. Gjykimi i zyrtarëve të lartë të shtetit nga togat e zeza të krimeve të rënda ka bërë që Barroso në fjalën e tij t’ia kujtojë misionin këtyre gjyqtarëve.“E kam kuptuar që kompetencat e kësaj gjykate janë zgjedhur më tej duke mbuluar edhe korrupsionin nga zyrtarët e niveleve të larta. Ne na duket që kjo lloj pune do e vejë theksin në punën e mëtejshëm të këtyre veprave penale. Ne po ashtu besojmë që gjykata të jetë efikase duhet bashkëpunim i përforcuar mes institucioneve. Gjykata duhet të punojë dhe bashkëpunojë me agjensitë e zbatimit të ligjit dhe ILDKP. Gjykata më vete nuk do të funksiononte sepse ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”tha Barroso.Rama: Drejtësia problemi më i madh, me këtë sistem primitiv kurrë në BEKryeministri, Edi Rama, në fjalën e tij ka qenë më i moderuar, me akuzat e tij ndaj gjyqësorit,ku nuk ka përdorur epitete si Gate dhe Lazarat. Një turp të përbashkët e ka cilësuar Rama drejtësinë,duke dhënë garanci se qeveria do bëjë çmos për ta ndryshuar. “Besoj që BE përmes Komisionit ka bërë në gjithë këto vite shumë për vendin tonë dhe kontributet e drejtpërdrejta kanë qenë të shumta, por fakti që Barroso ka zgjedhur të vizitojë këtë institucioon të ndërtuar fizikisht me kontributet e KE është më shumë se simbolikë dhe lidhet me sfidën e jashtëzakonshme që kemi për të kaluar nga një fazë nga një drejtësi primitive në një dtrejtësi europiane. Nga një fazë ku drejtësia është problemi më i madh në një fazë ku drejtësia të jetë një sfidë e fituar falë së cilës të bëhemi pjesë e BE.Ne që jemi këtu e dime që me ketë gjendje që është drejtësia nuk bemi dot pjesë e BE.Duhet reformë e cila nuk është e koalicionit qeverisës, por e shoqërisë. Nuk është reformë e një pale por e të gjithë aktorëve pa të cilët sistemi nuk mund të ndryshopjë dhe funksionojë, ku roli i gjyqtarëve është i patjetërsueshëm, një reformë për të ndërmarrë hapat e dmosdoshëm që të kalojmë në një fazë të re të jetës së sistemit të drejtësisë. Jam i bindur që kjo reformë është një sfidë që do ta fitojmë bashkë, falë BE, falë ekspertizës së Komisionit të Venecias.Krijimin e kushteve që drejtesia të japë drejtësi, ku drejtësia të mos jetë një mall dhe që çekici i gjyqtarit mos jetë një armë për të marrë jetë në bashkëpunim me kriminele që fal atij cekiçi dalin ne rrugë dhe rivrasin njerëz, por të jetë instrumenti me të cilin populli bën drejtësi dhe jep drejtësi.Institucione funksionale të drejtësisë nuk janë utopi por të mundur dhe që reforma të bëhet realitet dhe njerëzit e drejtësisë mos identifikohen me horrat” tha ai.Në këtë kontekst ai ka kujtuar dhe një bisedë me kancelaren Merkel gjatë takimit me të në Gjermani:“Do të mbetet i paharrueshem nder të tjera takimi me Merkel ku ajo me ka parë në sy dhe me ka thene Shqipëria mund te jetë kështu si thua ti dhe mund ta fitojë statusin dhe ne do ta mbështesim, por dua të më shikosh në sy që me drejtësinë që ka Shqipëria mund të bëhet pjese e BE?” Këto deklarata u bënë në kuadër të ceremonisë së zhvilluar në ambjentet e jashtme të Krimeve të Rënda, ku Barroso inspektoi nga afër investimet në infrastrukturën e kësaj gjykate, të ndërtuara me fondet e BE.Fjalën në këtë takim e kishte dhe kreu i gjykatës së krimeve të rënda Sandër Simoni dhe kryetari i gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori.Kanë qenë në një vijë logjike dy gjyqtarët, për problemet që ka sistemi i drejtësisë,por ata dhanë siguri se reformat do vazhdojnë.Simoni: Sfida na presin, pavarësia e gjyqtarëve garanci për rezultateKa një pritshmëri të madhe dhe sfida të tjera na presin, sidomos veprat penale që kanë kaluar në kompetencën e gjykatës së krimeve të renda kohët e fundit. Ne besojmë se përvoja jonë e deritanishme në gjykimin e çështjeve penale të rëndësishme për të cilat kemi punuar dhe të ushtruarit e funksionit tonë si gjyqtar në pavarësi ,por përgjegjshmëri të plotë është një garanci për vijimin e mëtejshmëm të rezultateve të deritanishme.Zaganjori: Ka përparim, por dhe shumë problemeTani marrëdhëniet me BE vendosen në një stad krejt të ri.Shtohet angazhimi dhe detyrimet, duhet të shtohet performanca e gjithë institucioneve përfshirë dhe sistemin e drejtësisë. Vitet e fundit janë bërë reforma në sistemin gjyqësor, janë bërë mjaft përmirësime ,por megjithatë situata paraqitet në disa drejtime mjaft problematike. Ka probleme me forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, kontributin që pushteti gjyqësor duhet të japë në forcimin e shtetit të së drejtës, të demokracisë, në mbrotje të të drejtave dhe lirive themelore të individit që duhet të ngrihen në një stad më të ri, nuk janë qëllim në vetvete, por në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Zbatimi i këtyre kritereve në praktikë është me rëndësi. Shpreh bindjen se dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me BE do jetë më konkret.Kemi nevojë për reforma dhe ndryshime që janë të domosdoshme, ju siguroj për angazhim serioz të pushtetit gjyqësor.