Matura 2014, Malaj: Dijet e maturantëve sa të shkollës 9-vjeçare

Tiranë- Dijet e maturantëve në matematikë nuk kanë përparuar më shumë se dijet e marra në shkollat 9-vjeçare. Kjo ka bërë që në provimin e maturës shtetërore rezultati të ishte kaq shqetësues, 25-26% e maturantëve ngelën.Zv.ministrja, Nora Malaj, tha se këto të dhëna janë alarm për sistemin arsimor, por pavarësisht kësaj Ministria e Arsimit publikoi çdo rezultat.Por kjo përqindje e lartë e mbetësve e detyroi Ministrinë e Arsimit të shohë me lupë situatën. 2 janë pikëpyetjet në këtë rast, ose matematika është vëshitrë, ose mësuesit kanë neglizhuar me qëllim që nxënësit ti drejtohen kurseve private.Nga të dhënat paraprake kalueshmëria pritet të jetë me e lartë në lëndët me zgjedhje, duke qenë se ata i kanë bërë zgjedhjet e lëndëve ku kanë prirje.Nga teste e para të korigjuara të provimeve të maturës, ngelës kanë rezultuar më shumë nga shkollat profesionale dhe nga shkollat me korrespondencë.