Shkodër, kryebashkiaku Luka: Policia s’na përgjigjet, qarkullimi rrugor në kaos gjatë verës

Policia e Shkodrës nuk po na përgjigjet për kërkesat që i kemi drejtuar dhe qarkullimi në qytet është kaotik në këtë sezon turistik.Kryetari i bashkisë Shkoder Lorenc Luka nga mbledhja e fund-muajit e këshillit bashkiak ka lëshuar kritika ndaj punës së policisë veriore, ndërsa bëri me dije se për situatën në fjalë i është drejtuar edhe ministrisë së Brendshme.“Ne kemi diskutuar në vazhdimësi për problematikën e qarkullimit që për hir të së vërtetës në këtë periudhë është shumë i ngarkuar, por nuk kemi një përgjigje sipas atyre kërkesave permanente që ne bëjmë. Përgjigja nga drejtoria e policisë dhe komisariati është e tillë që për hir të një mbulimi më të madh të segmenteve, punonjësit e qarkullimit që shërbejnë brenda qytetit është shumë i ulët. Nuk ka një prezencë permanente të monitorimit nga policia e qarkullimit në këtë segment”, tha LukaMbledhja e këshillit bashkiak u shoqërua me kritika edhe përsa i përket investimeve që po realizohen në Shkodër, pasi sipas këshilltarëve socialistë, punimet po tejzgjaten duke ndikuar direkt në sezonin turistik.Kreu i bashkisë Luka akuzoi ministrinë e linjës dhe drejtoritë përgjegjëse, pasi një pjesë e punimeve janë në varësi të tyre. Aktualisht në Shkodër një sërë investimesh janë të papërfunduara, ç’ka ndikon direkt në mbingarkesën e qarkullimit rrugor dhe imazhin turistik të qytetit.