Bulqizë, Ballëm Sulltani, qindra pelegrinazh, mes tyre Luan Rama e Shkëlqim Cani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 16:41
Dita e shenjtë për besimin Bektashi ka mbledhur në Komunën Martanesh të Bulqizës qindra pelegrinë.Çdo vit në vendin e Shenjtë Balle, zhvillohet pelegrinazhi në nder të klerikut, Ballëm Sulltani, që për bektashinjtë simbolizon njeriun e shenjtë.Në pelegrinazhin e zhvilluar të dielën në mbrëmje morën pjesë jo vetëm besimtarë të zonës por të mbledhur nga e gjithë Shqipëria.Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Dede Edmond Ibrahimi, uroi të gjithë besimtarët për këtë ditë të shënuar në kalendarin e tyre.Në këtë pelegrinazh përveç zyrtarëve vendorë, morën pjesë edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe deputeti Luan Rama i LSI.Besimtarët bektashinj zhvilluan vizitë edhe në teqenë e Ballesë ku dhe ndodhen shenjtorët e këtij besimi.