Konkursi “Idea Juaj Inovative”, Preku: Do t’i ofrohen për zbatim ministrive
Të gjithë ata persona që kanë një projekt inovator mund ta bëjnë atë realitet duke u bërë pjesë e konkursit IDEA Juaj Inovative NEXT.Kjo nismë e financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projekteve IPA është lançuar si fillim në auditoret e Universiteit Ekonomik ku janë ftuar studentët të bëhen pjesë.Drejtori Ekzekutiv i projektit për vendin tonë Tom Preku deklaroi se idetë që do të përzgjidhen do t’i ofrohen për zbatim ministrive të linjës si dhe kompanive të interesuara.“Ne ju ndihmojmë që ta bëjmë sa më shumë marketingun e idesë suaj derisa ta shkojmë në realizim, kjo është ajo që ne po synojmë të gërmojmë shumë te inteligjenca e të rinjëve apo subjekteve që janë të interesuar, të nxiten të bëhen pjesë qoftë më projekte qoftë me ide novative. Ata që kanë idenë bëhen pronare legjitim të kësaj ideje. Së dyti nëqoftëse ideja do të miratohet dhe do të kalojë për publikim, ju do të jeni ata që do të negocioni për ta zhvilluar më tej këtë ide.”Afati i fundit për të aplikuar në këtë konkurs është 15 nëntori 2014 dhe më pas do të përzgjidhen edhe idetë më të mira .Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet faqes online të vënë në dispozicion për këtë konkurs.