Denoncimi në "Alarm" për pedagogun e Ekonomikut: Vlerëson me: 0, 1, 2, 3. Ngeli studentin 35 herë
Tirane- Studimet e nisura prej 18 vitesh nuk ka arritur ende t’i përfundojë, pasi është peng i një provimi tek i cili është 35 herë ngelës.Student i Ekonomikut, ka nisur studimet e larta në vitin 1993 dhe nuk i ka përfunduar ende. Kjo për shkak të ngeljes plot 35 herë në lëndën e “Kontabiliteti Financiar” të profesor Sotiraq Dhamos, i cili është edhe shef i departamentit të Kontabilitetit, në fakultetin Ekonomik të Tiranës.Denoncuesi ka kaluar në çdo provim tjetër, vetëm këtu jo. Rasti në fjalë është kthyer në problematikë edhe nga studentë të tjerë të këtij fakulteti.Ka dhe studentët të tjerë të cilët kanë sjellë ankesa për këtë pedagog, ndërkohë që “Alarm” disponon një listë me notat e studentëve që japin provim të mbartur këtë lëndë, ku mbisundojnë notat 0,1, 2, 3. Të pakta janë 6-t dhe 5-t. Këto lista notash i përkasin këtij viti akademik 2014.
Jo vetëm kaq në dhjetor të 2008 studentët e Ekonomikut u ngritën në protestë dhe një nga kërkesat e tyre ishte edhe largimi i këtij pedagogu i cili është edhe shef i katedrës së kontabilitetit. Atëherë studentët e ekonomikut ankoheshin se nëse duhej të merrje këtë provim atëherë duhej të bëjë kurse private.Emisioni ”Alarm” investigoi rastin dhe shkoi në departamenin e Ekonomikut. Dekani i këtij fakulteti të Universitetit të Tiranës, Sulo Hadëri u shpreh për gazetaren Arjana Loçe se ishte në dijeni të këtij rasti dhe se është ngritur një komision për të shqyrtuar dokumentacionin e pretendimet e studentit.Por absurdja qëndron këtu, se profesor Sotiraq Dhamo si profesor dhe shef i departamentit e drejton vetë komisionin e verifikimit të ankesave.Për këtë cështje është vënë në dijeni edhe Avokati i Popullit por edhe vetë kryeministri.Ndërkohë emisioni “Alarm” së bashku me denoncuesit i është drejtuar ministrisë së Arsimit ku i kërkon që të ngrihet një komision me profesor jashtë fakultetit për të bërë vlerësimin e këtij provimi të dhënë 35 herë nga ky student.Studenti denoncon në "Alarm"“Kam ardhur në emisionin tuaj, duke parë që shumë qytetarë të ndryshëm kanë zgjidhur problemet e tyre. Kam filluar fakultetin ekonomik në vitin 1993, dega Menaxhim Administrim Biznesi. Kam mbaruar gjithë programin arsimor, përveç lëndës së “Kontabilitetit Financiar”, e cila drejtohet nga pedagogu Sotiraq Dhamo. Me këtë person unë kam mbi 17 vjet e gjysëm nuk gjej zgjidhjen e duhur për marrjen e provimit. Ky provim është i vitit të dytë, mendoni që kam mbaruar komplet ciklin e arsimit të lartë. Kam hyrë në provim mbi 35 herë, edhe pse duket për të qeshur. Fakulteti Ekonomik i Tiranës mbahet si një nga më të fortët dhe nuk mund të diskutohet që të marrësh provim pa mësuar ose në mënyrë abuzive. Unë kam pasur provime të tjera që nuk i kam marrë herën e parë, por herën e dytë. Por problem i zotit Sotiraq është shumë më kompleks. Është afishuar njëherë që unë e kam marrë, ky ka bërë rikorigjim në 2004 dhe në mënyrë abuzive e ka quajtur ngelës",tha ai.Pas rikorigjimit në 2004 studenti tregon se nuk ka parë më notë kaluese nga ky professor dhe kalueshmëria në këtë lëndë është nga 5 deri në 8%. Për këtë ai fajëson edhe Drejtorinë e Arsimit të Lartë në MAS që sipas tij nuk merr parasysh ankesat e studentëve.“Pastaj vlerësimet e ketij kanë qenë me nota 0 1, 2. Problem i tij është denigrimi i personave në mënyrë të vazhdueshme. Një fenomen që ekziston është trasferimi i studentëve në fakultetin ekonomik, drejt universiteteve të tjera. Është një pengesë e tillë për të larguar studentët nga fakulteti ekonomik. Problem është tezat që bën ky pedagog, si e si të ngelen sa më shumë student. Kalueshmëria në provimin e tij është nga 5 deri ne 8 %, kur është një libër me 300 faqe. Bera një kërksë te Dekani në 2012, ai e trasferoi te shefi i Katedrës dhe nuk pashë gjuhë mirëkuptimi. E vetjma gjë që të lë për të dëshiruar është drejtoria e arsimit të lartë në ministrinë e arsimi. Zyra e kryeminsitrit që pret ankesat ka bërë një shkresë përcjellëse drejtuar zonjës Lindita Nikolli dhe ajo nga ana e saj ia ka drejtuar Drejtorisë së Arsimit të lartë dhe kjo drejtori nuk e ndoqi rastin. Kush nuk blihet me pare, blihet me shumë pare, lë për të dyshuar mënyra e veprimit të tij. Atë status që ka ky zotëri, mund ta ketë krijuar me vite, por deliri i tij bëhet i rrezikshëm për shumë student”,shtoi ai.Historia zanafillën e ka vite më parë. Në 2008 1300 studentë kërkuan largimin e Sotiraq Dhamos nga ekonomiku, duke e akuzuar për rryshfet dhe kurse që sipas tyre arrinin vlerën prej 100 mijë euro në sezon.Ja çfarë përmban një kronikë e transmetuar në dhjetor të 2008 në Top Channel“Një reagim tjetër ka qenë nga disa student që u ngritën me forcë dhe kërkuan shkarkimin e tij, por ky ndenji aty ku ishte pavarësisht kërkesave të studentëve. 1300 studentë akuza ndaj pedagogut në dhjetor të 2008”.“ Duhet të bësh kurs privat për të marr lëndën e kontabilitietit. Largimi i shefit të Kontabilitetit është një nga kërkesat, sepse janë mbi 100 mijë euro në sezon të paguara nga studentent per marrjen e lëndës”, denonciojnë studentët.Por handikapi qëndron në momentin kur ky pedagog duhet të hetojë vetenDekani i fakultetit Ekonomik, Sulo Hadëri tha se komisioni I ngritur per shqyrtimin e ankesave te studentëve dhe pse drejtohet prej shefit të departamentit Sotiraq Dhamo, ka në përbërje dhe 6 pedagogë të tjerë të lëndës, cfarë sipas tij jep mundësinë për një gjykim të drejtë.“Është një rast i njohur, me kohëzgjatje relativisht të madhe për shkak të afatit të studimit . Qëndron apo nuk qëndron ankesat është çështje pas adresimit dhe zgjidhjes të tyre sipas rregullave që kemi ne, për rezultatet që janë. Unë në këtë pozicion dhe pedagogut të përfshirë për të cilët bëhet ankesa gjykohet në bazë të rregullave që ne kemi për të parë janë apo nuk janë të drejta. Studenti ka të drejta që jemi të detyruar t’ja plotësojme dhe konkretisht në sezonin paraardhës, pasi është njohur me vlerësimin ka shkuar te shefi i departamentit dhe është ankuar dhe ai e ka ngritur nje komision me pedagog te tjerë dhe është bërë një vlerësim i cili është i pasqyruar dhe është dërguar në organet më të larta. Te Avokati i Popullit dhe Rektorati dhe i është dhënë mundësi studentit që të gjykojë dhe vetë mënyrën e vlerësimit”.Gazetarja: Ju i keni deleguar kompetencën zotit Sotiraq Dhamo,për të cilin ngrihet ankesa, këtu ka një handikap.“Profesori është dhe shef i departamentit dhe sipas rregullores merret mendimi i tij, kush janë pedagogët e përshtatshëm, në rastin konkret ai ka detyrë funksionale”thotë ai.Gazetarja: Bie ndesh..“Jo nuk bie ndesh, sepse i bie të mos gjykojmë askënd se kemi konflikt interesash në fakultet. Ky komision është ngritur me 6 pedagogë të lëndës, që po merren me rasti në veçanti”, tha Dekani."Alarm" kërkesë ministrisë së Arsimit që të veprojë.Thelbi, mesa duket nuk qëndron tek fakti nëse ky student e ka merituar marrjen apo jo, port e paanshmëria e vlersimit ndaj tij.Andaj, kryeministria po prêt hetimin e paanshëm që fakulteti duhet të kryej ndaj këtij student, i cili vetëm student nuk mund të quhet tashmë.Pasi student ka dërguar një shkresë zyrtare institucionit të Kryeministrit, një shkresë me numër protokolli 3864, fraksion 2, datë 13/11/2013, ku kërkon ndjekjen e rastit nga ministria, gjë e cila nuk ka ndodhur.“Alarm” dërgon një kërkesë më shkrim tek ministria e Arsimit dhe Sportit ku ngre disa pyetje!Përse kërkesa për ndjekjen e rastit të studentit e përcjellë edhe nga Kryeministria nuk është zbatuar?Përse drejtoria Arsimit të Lartë nuk ka vepruar mbi ankesën ndaj profesor Sotraq Dhamos?Si do të ndiqet ky rast, edhe pse i vonuar?A mund të ngrejë ministria një komision të veçantë dhe të paanshëm, ndoshta me profesor jashtë këtij fakulteti duke shmangur konfliktin e interesit, për vlerësimin e këtij provimi të dhënë 35 herë nga ky student?Pasi student ka dërguar një shkresë zyrtare institucionit të Kryeministrit, një shkresë me numër protokolli 3864, fraksion 2, datë 13/11/2013, ku kërkon ndjekjen e rastit nga ministria, gjë e cila nuk ka ndodhur.Nuk eshte rasti i pareKy nuk është rasti i parë ku studentët kanë hasur probleme me lëndën e “Kontabilitetit Financiar”.Më herët nga studentët e fakultetit Ekonomik ka patur protesta për largimin e pedagogut lëndës, Sotiraq Dhamo.Ndërkohë pak kohë më parë emri i këtij pedagogu u lidh edhe me vetflijimin e studentes 23 vjeçare nga kulla e “Sky Tower”.Sipas dëshmive të shoqeve të saj, ajo u vetvra pas ngeljes prej dy vitesh në lëndën e “Kontabilitetit Financiar”, por kjo çështje është akoma nën hetim nga organet kompetente.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"