Arrestohet supermashtruesi, 900 persona e 50 biznesmenë bien në grackën e piramidës së 29-vjeçarit
Fier-Një supermashtrues, që mënyrën e jetesës e kishte ndërtuar mbi mashtrimin është zbuluar dhe më pas arrestuar në Fier. 29-vjeçari, Ledjan Muçaraku, lindur dhe banues në Grykë Seman të Fierit, kishte ndërtuar individualisht një skemë të tërë piramidale me të cilën zhvaste botën e biznesit, por jo vetëm.Arrestimi i tij u bë nga Drejtoria e krimit ekonomiko-financiar, ndërsa janë plot 900 persona në listën e mashtrimit.Siç bën të ditur Prokuroria , hetimet ndaj skemës së re të mashtrimit kishin filluar në shkurt të këtij viti, ndërsa Muçaraku aktivitetin e tij e ushtronte që në vitin 2007.Fillimisht ai e ka realizuar “skemën” me studentë, duke u ofruar atyre sasi të vogla parash, nga 5 deri në 10 mijë lekë me interes nëpërmjet llogarive bankare e më pas edhe me bizsnemenë të shumtë nga të gjitha rrethet e vendit.Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se personat pasi tërhiqnin paratë në bankë, ata që kërkonin hua, në moment ai ua merrte në dorë borxhin e dhënë, i turbullonte, i bindte dhe i dërgonte para noterëve dhe duke shpërdoruar besimin, padijeninë juridike, për të hartuar një deklaratë noterliale se nuk ka më dertyrim mes palëve se lekët ishin kthyer me bankë.Pastaj veprimi i radhës ishte: Me një kopje të deklaratës noteriale dhe nxjerrjes pranë bankës së gjendjes së llogarisë së printuar dokumentonte fiktivisht moskthimin e shumës nga personat dhe hartonte e dërgonte padi civile e penale në prokurori dhe gjykatë duke falsifikuar dhe dokumentet e padive, sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar në këtë mënyrë viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje, në prokurori e gjykatë.Krahas kësaj, ai hapte edhe padi civile për t’iu kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk ua kishte dhëne, përkundrazi realisht u kishte marrë. Një pjesë të padive i pushonte me mosparaqitje ose me kerkesë për pushim, mjaft që palët e akuzuara të mos i kërkonin paratë e marra apo dhe t’i jepnin para të tjera për të pushuar procesin gjyësor të hapur prej tyre.Policia dhe prokuroria gjatë hetimeve kanë siguruar dhjetëra deklarate noteriale me vlera nga 6 mijë deri në 230 mijë euro, si edhe dhjetëra proçedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku.Rreth dhjetë noterë janë të përfshirë në hartimin e akteve të tilla noteriale, ndërkaq më shumë se 30 biznesmenë e shtetas të tjerë jane mashtruar, ndërsa mendohet që numri i të mashtruarve të jetë mbi 900.Muçaraku vishej gjithmonë me kostum gri dhe kravatë të hollë të zezë. Ai akuzohet për një sërë veprash penale. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, më parë ai ishte dënuar për pastrim të parave, ku me anë të kontratave të huamarrjes pastronte paratë e trafikantëve.Gjetjet e organit të akuzës përgjatë hetimeve të nisura që prej shkurtit Nisja e skemes piramidale me studenteFillimin e skemës e kishte realizuar me studente duke ju afruar sasi të vogla parash nga 5000 - 10 000 lek me interes nëpërmjet llogarive bankare. Më pas ja u merrte në dorë borxhin e dhëne, i turbullonte i bindte ata dhe i dërgonte para notereve dhe duke shpërdoruar besimin, padijen juridike të tyre, si dhe neglizhencën apo notereve për akte të tilla notereve duke hartuar përpara tyre deklarata se paratë e marra në dorë apo nëpërmjet llogarive bankare nga Ledjani janë kthyer po nëpërmjet llogarive bankare, dhe nga tani e tutje s’ka më detyrime ndërmjet palëve.Zgjerohet rrjeti me bizensmeneMësohet se më vonë filloi ta zgjeroj rrethin me bisensmenë të interesuar për të marrë para me interes i sygjeronte të bëjnë një depozite paraprake në llogarinë e tijë me përshkrimin “shlyerje detyrimi” Ledjan Muçaraku, në vlerat nga 1000 lek deri në 500 000 lek.Më pas me kopje të deklaratës noteriale dhe gjendjes së tij të llogarisë bankare që dokumentomte moskthimin e shumës hartonte padi civile e penale në prokurori, dhe gjykate duke falsifikuar dhe dokumentet e padive sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje, në prokurori dhe krahas kësaj hapte dhe padi civile për të ju kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk u a kishte dhëne, përkundrazi në realitet u kishta marrë.Zhvatja permes gjyqeve te rremeInteresi i Ledionit ishte fitimi i gjyqeve civile dhe deklarimi fajtor i pesonave qe kallezonte ne Prokurori, me qellim qe te merrte shumen e lekeve qe percaktohej ne aktin noterial, ndonese kete shume ai nuk ia u kishte dhene asnjehere personave. Me padite gjyqësore dhe aktet noteriale arrinte të mashtronte persona të tjerë biznesmenë duke ju “ofruar” para me interes dhe duke ju kërkuar pasuri si peng me vlera me të larta se parat e kërkuara prej tyre.Kështu hartonte thuajse çdo ditë nga 1-2-3 akte noteriale me vlera shume te larta parash të dhenë me interes me peng pasuri të paluajtshme shtëpi, torje, lokale etj. Pasi arrinte ti bindte dhe të hartonte kontratën noteriale, gjatë gjithë kësajë kohe ju kërkonte para si shpërblim për këtë punë dhe për aktet noteriale në vlera që shkonin nga 15 000 mije lek deri ne 500 000 pesëqind mije lekë.Për të krijuar bindjen e klineteve të tij ai kërkonte që këta para të ja depozitonin në bankë.Si dhe në mjaft raste vlerën e interesit 15-20 % e përfshinte në vlerën e kontratës së parave që do të jepeshin më interes duke e përfshirë në shumën totale ne kontrate.(Psh ne se do te ju jepte 100 000 euro ai ne kontraten noteriale me peng shkruante 115000 euro dhe se keto para janë dhënë pa interes ,por ai do ti xhironte në bankë 100 000 euro kështu që në fund detyrimi për ty kthyer ishte 115 000 euro). Si dhe kërkonte që ti gjenin klientë të tjerë që kërkonin para dhe që kishin kolateral e mundësi pagese sepse ai mund të ju siguronte para pa fund, kërkonte gjithashtu qe personat e tjerë mundësisht të ishin të sjellshëm dhe jo konfliktual, pasi nuk preferonte te merrej me te tille.Për tu siguruar këtë para Ledjan Muçaraku përveç se ju kërkonte ti depozitonin para në llogarit e tij bankare, ju kerkonte edhe para në dore, dreka darka, kostume, karta telefoni, gjatë gjithë kohës të të ashtuquajturës përpjekje për të ju kaluar shumat në bankë, gjë e cila nuk ndodhte kurrë veç ndonjë vlerë të pa përfillshme, sa për të mbajtur në këmbë skemën e mashtrimit.Për të realizuar skemën mashtruese në moment që vinte afati për të ju xhiruar parat në llogari sipas kontratës noteriale të bërë më parë, nxirrte dhjetëra pretendime, si : jam në gjyq se nuk me kanë kthyer parat shumë persona, kolaterali ka vlera më të ulët se parat që kërkon, ja prisni nesër, pasnesër, të hënën. Mbyllte apo ndërronte numrin e telefonit adresen e banimit etj. Me çdo njeri që komunikonte i thoshte që juve do të ja ju jap parat, por mos ju thuaj të tjerëve, pastaj ju kërkonte ndërrimin e kontratës për një vlere me të ulët dhe para të tjera për kontratën noteriale, shpenzimet ditore, etj duke e kthyer ketë sistem mashtrimi në mënyre jetese të tijën.Të njejtin klient e mashtronte me shume se nje hereNjë pjesë të mirë të klientëve të tij arrinte ti mashtronte sërish duke i bindur ata e dërguar të depozitojnë një apo disa këste paraprake në bankësi shpërblim paraprak për ato që do të mërrnin më vonë por më kusht që ta përshkruanin veprin e pagesës si shlyerje të shumës përfundimtare të detyrimit ndaj tij.SI dhe te shkonin para noteres e të thonin se ata i kishin marrë para në dorë nga Ledjani dhe ja kishin kthyer ati me banke. Keshtu që tani e tutje nuk kishin më detyrim ndërmjet palëve duke vazhduar serinë e mashtrimit.Kush nuk arrinte ta kapte mashtrimin e berë prej Ledjanit paraqitej para noterit te zgjedhur nga Ledjani dhe hartonte akte noteriale sikur parat a i ja u ka dhëne në dorë dhe ata i kanë kthyer nëpërmjet llogarive bankare ose e anasjelltas, dhe se nga ky moment i paraqitjes para noterit nuk kanë me asnjë detyrim ndërmjet palëve.Më pas shkonte ne bankë dhe printonte gjendjen e llogarisë bankarë dhe me akte te tilla ka hapur dhjetëra procedime penale fiktive, dhe ka arritur te dënoje persona padrejtësisht për mashtrim si dhe të fitojë gjyqe civile për kthimin e shumave që realisht ai nuk i ka dhënë.Aktet gjyqësore i ka përdorur për të rritur besimin tek biznesmen e persona të tjerë të interesuar apo të gjendur ngushtë për para, duke përfituar prej tyre shuma nga 1000 lek deri në 1 300 000 mije lek.Policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimetPolicia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet e deri aktualisht janë siguruar dhjetëra deklarate noteriale me vlera nga 6000 euro deri ne 230 000 euro, dhjetëra procedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku.Deri aktualisht janë vërtetuar dhe dokumentuar veprat penale të kryera me dashje, nga Ledjan Muçaraku më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave: Ngritja e funksionimi i një skeme mashtruese me qëllim fitimi material, vepër penale e parashikuar nga neni 143/a “Skemat mashtruese dhe piramidale”, e cila dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet, Kallëzimit të rremë, parashikuar nga nenet 305, i Kodit Penal.Deklaratat e rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, deklarimi i rremë para prokurorit dhe dëshmisë së rremë para gjykatës, 305 /a, 305/b dhe 306 i Kodit Penal.Njoftimi i rremë në organet e rendit, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.