Absurditeti: Fshati buzë detit pa ujë të pijshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 17:58
Lushnje-Banorët e fshatit më të skajshëm të komunës së Remasit, fshatit buzë detit me emrin Adriatik, prej të paktën 6 muajsh nuk kanë ujë në banesa.Inxhinieri i ndërmarrjes së ujësjellës fshat, Rrapi Bici sqaron se në gjatësinë prej 17 kilometrash të ujësjellesit ka ndërhyrje të paligjshme.Teksa jemi në sezon turistik, prenotimet e banesave nga pushuesit në këtë fshat janë anulluar. Banorët thonë se edhe pse ka pasur investime ujesjellesi i tyre kurre nuk ka sjellë ujë normalisht.Banorët kritikojnë ndërmarrjen e ujësjellës fshat, se nuk është i aftë të menaxhojë rrjetin, pasi sipas tyre uji përdoret per vaditje tokash dhe të mbjellash, ndërsa në fshatin Adriatik nuk arrin te furnizohet komuniteti.