Baza e Pashalimanit zonë e mbyllur, leje e posaçme për të vizituar parqet arkeologjike

Vlorë-Kushdo që kërkon të vizitojë parkun arkeologjik te Orikut në Orikum, duhet të pajiset me një leje të posacme nga strukturat e ministrisë së mbrojtjes.Baza e pashalimanit ka tre postoblloqe dhe midis të parit e të dytit qëndron nën ujë qyteza e vjetër e Orikut, e cila u zhduk si pasojë e një cunami dhe tërmeti ndërkohë aty ndodhet dhe parku arkeologjik i Orikut.Vizitorët kryesisht të huaj që paraqiten në postobllokun e ruajtur me ushtri duhet të marrin OK nga ministria e mbrojtjes ose komanda e përgjithshme e flotës detare. Një prej turistëve thotë se prej mëngjesit pret të marrë lejen për të kryer vizitën në parkun arkeologjik të Orikut.“Kam udhëtuar që nga veriu i Italisë, Verona dhe ndodhem në Vlorë për të vizituar jugun dhe zonat historike të Shqipërisë. Më kanë folur shumë mirë për historinë e vendit tuaj. Dua të vizitoj parkun arkeologjik të Orikut, ndodhem ketu që prej mëngjesit dhe pres të më vij Okay nga organet kompetente, pasi duke qenë se ndodhet në një zonë ushtarake të NATO-s, duhet të merret leja përkatëse tek autoritetet ushtarake, pra tek ministria e Mbrojtjes. Po presim të autorizohemi që të vijojmë udhëtimin më tej”, tha turisti.Ministri i Infrastrukturës Haxhinasto fare pak metra nga porta hyrëse e Pashalimanit tha se nuk jam në dijeni të kësaj situate."Hera e parë që e dëgjoj këtë problem, por sigurisht që do të interesohem dhe dotë shikoj të gjitha mënyrat dhe rrugët e zgjidhjes sepse ëhstë shumë e rëndësishme që t’ju ofrojmë shërbimin më cilësor të mundshëm turistëve”, tha Haxhinasto.Baza e Pashalimanit duke qenë ushtarake, është pengesë për rrugën turistike që të çon në parkun arkeologjik të Orikut.