Tahiri i Çamërisë: Nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por marrjen e pronave të prindërve tanë
Tiranë – Deputeti çam i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka deklaruar qartë në “Ora News” se çamët sot nuk kërkojnë ndryshim kufijsh Shqipëri - Greqi, por njohjen dhe kthimin e pronave të etërve të tyre.I ftuar në studio, Tahiri ka shpjeguar se “ne nuk kemi kërkuar ndryshim kufijsh, se e kuptojmë; ne kemi kërkuar të rrimë te pika e pronës. Çfarë po kërkoj më tepër? Shtëpinë e babait tim, një gjë që më takon,” tha ai.Dhe sipas tij, zgjidhja e problemit mund të bëhet fare thjesht në mënyrë ligjore, nëse shteti, në zbatim të Kartës së të Drejtave të Njeriut, kërkon në gjykatat ndërkombëtare, të drejtën e pronës për çamët.Hap i parë është mëse i mundshëm të hidhet, - theksoi Tahiri : “Të dy parlamentet, ai shqiptar dhe ai grek, ndërmarrin inisiativën për ta zgjidhur çështjen e Çamërisë.”Ja sesi u shpreh deputeti Tahiri në studion e “Ora News”, i ftuar në ditën e përkujtimit të 70-vjetorit të genocidit grek në Çamëri."Zgjidhja e parë e çështjes sonë është ajo ndërmjet dy parlamenteve.: inisiativa e parlamentit grek dhe inisiativa e parlamentit shqiptar. Në qoftë se shteti shqiptar do ta ngrejë zërin në Bruksel, në diplomacinë e saj, në të gjitha institucionet e të drejtave të njeriut, sepse e drejta e pronës është e drejta themelore e Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, atëherë ne do të kemi një hap produktiv të kësaj zgjidhjeje.Ne po shkojmë në Europë. Çamët kanë vite në Europë, Çamëria është brenda hartës së Europës. Kjo Europë, në qoftë se ne nuk na jep të drejtat apo të na kthejë pronën, atëherë për kë Europë flasim? Për atë Europë që sot bllokon disa pleq për toponimet e nuk i lë të shikojnë shtëpitë e tyre?!Në Europë shkohet për demokraci, se në diktaturë ishim, edhe i dallon shpejt këto. Kjo është ajo që ne presim nga Europa, të na kthejë pronën, të na kthejë të drejtën tonë. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të merren me ndërrim emrash.Marrëveshjet nuk janë arritur ende, me sa di unë toponimet i kanë çuar edhe në Kombet e Bashkuara, grekët iu kanë bërë regjistrimin, tani kërkojnë t'i bëjnë kështu si në modën e tyre. Po si mund t'ia heqë atij 80-vjeçarit emrin kur vendlindja shkruhet Alpicë, Çamëri? Unë do të them se nuk ekziston Çamëria? Ai duke i hequr atë, i ka hequr dhe të drejtën e fshatit, të drejtën e pronës. Këto janë strategji greke, janë me hapa shumë të gjata.Çamëria dhe pjesa e bregdetit të Çamërisë është pjesa më e bukur. Greqia ka ishuj, por Çamëria dhe pjesa e Çamërisë nga Preveza deri në Igumenicë është një bregdet i artë. E thashë dhe sot, çamët janë përzënë si myslimanë, më tepër ka qënë një luftë fetare. Çamët janë përzënë dhe në sy të aleatëve. Nga sebepi se po luftonin gjermanin, hynë i dogjën dhe i vranë dhe dogjën shtëpitë e tyre, edhe për t'i hequr si popullsi myslimane.Atje mbetën çamët shqiptaro-ortodoksë. Po ç'kanë hequr edhe ata! Pasi ikëm ne, u morën me ata. Ata edhe sot e kësaj dite janë të terrorizuar, por kanë filluar, ka ca vite e po flasin, po lëvizin dhe ata.Kemi Niko Stillon që shkruan libra, që flet. Dhe atje ka filluar një farë aksioni, se nuk i kanë përfshirë në qeverisje, nuk janë të përfaqësuar, kanë qënë gjithmonë të përbuzur.Shumica ikën në emigrim Gjermani dhe Belgjikë, ato vitet e para; sot që janë kthyer nuk i lënë, jua kanë zënë shtëpitë dhe atyre pjesërisht. Janë në një minorancë dhe ata e ndjejnë, madje ka pasur raste që na thonin "Aman, kur do vini?".Një rezolutë, siç e dini, e nxjerr parlamenti dhe një parlament duhet t'a zbatojë. Kemi Traktatin e Miqësisë, po e presim. Kur do të fillojë punë Traktati i Miqësisë, pasi ka shumë vite? Do 20 vjet të skadojë në afatin kohor, s'ka filluar ende. Prandaj dhe sot e përmenda, nuk do t'i lëmë më që këto të rrinë llafe dhe as letra, por do t'i ndjekim vetë nga mbrapa.Për një gabim, për një histori CEZ-i, a do t'i paguojë 95 milionë euro? Për një gabim njerëzor, e zhvati dy herë shtetin. Po pse, krahasohet CEZ-i me pronat e shqiptarëve të Çamërisë? Janë pronat e të gjithë shqiptarëve.Po pse nuk kemi kontribuar ne si komunitet çam? Ke pjesën më të madh këtu, ke pjesën më të madhe të bizneseve, taksapagues në maksimum. Atëherë shteti shqiptar duhet të vendosë një avokat, ku ky avokat ta hedhi në gjyq, në arbitrazh, të merret me sanksione ndaj Greqisë.E kupton ti se në Bruksel habiten të gjithë sa fillon e zë me gojë çeshtjen çame? Në fakt ne nuk kemi kërkuar ndryshim kufijsh, se e kuptojmë; ne kemi kërkuar të rrimë te pika e pronës. Çfarë po kërkoj më tepër, shtepinë e babait tim, një gjë që më takon.Jemi dy ditë para përfundimit, sot në Vlorë në orën 20:00 kemi një koncert të madh në sheshin "Pavarsia", nesër sipas organizimit do të nisemi për në Tiranë, ku do të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe. Përfitoj nga rasti të ftoj sot edhe deputetët e opozitës, që i kemi aleatë, dhe të opozitës bashkë, nesër në orën 18:00 në sheshin "Nënë Tereza", një miting, protestë shumë e madhe, ku do të flitet për Çamërinë dhe aktivitetin tonë që e kemi bërë gjithmonë në Qafë Botë, por meqë ishte 70 vjetori, e bëmë në Tiranë për ta sensibilizuar më shumë para ambasadave. Do të vazhdojmë, ditën e shtunë do të shkojmë në Qafë Botë."ar.sh/Oranews.tv