Hagë, Didi pritet nga drejtori i Europol, merr përgëzime për Lazaratin

Hagë-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, u prit sot në një takim nga Drejtori i Europol, Rob Wainwright, në selinë qendrore të Policisë Europiane në Hagë.Në qendër të këtij takimi ishte fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së bashkëpunimit strategjik dhe operacional, si dhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Europolit, që është hapi finalizues i marrëveshjes së bashkëpunimit operacional midis Policisë Europiane dhe Shqipërisë.Poashtu në këtë takim u diskutua dhe mbi ofrimin e ekspertizës nga vendet anëtare në organizatë ndaj Policisë Shqiptare, mundësia e aksesit të Policisë së Shtetit në dosjet analitike të Europolit, si dhe në vendosjen e Pikave të Kontaktit në fusha të tilla si prodhimi e trafiku i narkotikëve, lufta kundër trafiqeve, lufta kundër krimit kibernetik, prodhimi e trafikimi i armëve, etj.Gjatë takimit Drejtori i Europol, Rob Wainwright, vlerësoi progresin që ka bërë Policia e Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe përgëzoi Policinë Shqiptare për ndërmarrjen e operacioneve të suksesshme si operacioni më i fundit që po zhvillohet në Lazarat.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i shprehu mirënjohjen për vlerësimin e treguar nga Europol, duke e pranuar Policinë Shqiptare pranë organizimit të Policisë Europiane.