Morëm statusin, Rama fton Berishën në festën modeste: Pa reformë në drejtësi s'ka BE
Tiranë - Kryeministri Rama përshëndeti sot vendimin për statusin. Në një konferencë përkah ministres së integrimit, Rama vlerësoi edhe punën e qeverisjes së djeshme por jo të opozitës së sotme.Për më shumë se një orë kryeministri Edi Rama ka qenë para gazetarëve për të shprehur mirënjohjen liderëve të BE-së që ndihmuan Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërsa u shpreh i bindur se sfida më e mëdha tani është reforma në drejtësi.Pasi Këshilli Europian ti japë vulën përfundimtare për marrjen e statusit, Rama tha se do të organizojë një festë modeste, pa fishekzjarre e koncerte, por ku do të ftohet edhe Berisha.Rama: Ftesë modeste, do të ftohet edhe Berisha“Shqetësimi më i madh është të rrisim ekonominë të rrisim punësimin ardhurat prodhimin tonë komëbtar e të fuqizojmë organikisht vendin tonë . Këto janë të prekshme. Statusin nuk kam ndërmerr ta bëj më të rëndësishëm sesa dje apo ti bie gjoksit se qeveria mori statusin. Po ta kishin bërë para nesh do e kishim marrë me kohë. Askush të mos keqintepretojë fjalët e mia. Kam pasur neveri kur qeveria paraardhëse realizonte koncerte dhe mbushte qiellin me fishekzjarre. Kjo nuk do të ndodhë. Çiljeta nuk do të këndojë këtë herë dhe ne po përgatitemi do të ftojmë të gjithë ata që mendojnë se duhen ftuar edhe Sali Berishën për të qenë së bashku në një festë dinjitoze dhe modeste për të adresuar në atë festë gëzimin tonë si shqiptarë për këtë që u arrit dhe reflektimet tona. Nuk do të monopolizojmë e privatizojmë statusin për qëllime politike. Qytetarët janë mjaftueshmërisht të stërvitur politikisht për të gjykuar nga ana e tyre është një proces që do kërkojë dhimbje. Ne mësuam se kush na ka votuar më 23 qershor dhe kush ka besuar nëbashimin e PS-LSI ka bërë një investim të vlefshëm për veten familjen e atdheun ton딓Gatet e drejtësisë duhet të dorëzojnë çekiçin"Gatet e drejtësisë duhet të dorëzojnë çekiçin ky është qëllimi i reformës në drejtësi. Është një reform që ka 20 vjet që të gjithë palët duhet ta bëjn dhe e them me bindjen që PD ka të gjithë ekspertizën e nevojshme për të pasur një këndvështrim shumë të qartë për një reform radikale, por a e ka vullnetin e nevojshmë është temë tjetër, dhe sa varet nga kryetari de jure e sa varet nga lideri është temë tjetër. Jam gati ta diskutojmë cdo variant. Do ishte mirë ta bëjmë së bashku... Ne kemi premtuar që do ta bëjmë brenda këtij sesioni parlamentar.Dakord argumentet i dëgjova po a besoni se me këtë system që ka Shqipëria mund të hyjë në Europë? Kurrë as me dylbi as me teleskop nuk e shohim BE nëse e lëmë sistemin e drejtësisë në këtë gjëndje. Kurrë! Ne këtë nuk mund ta tolerojmë dhe e di veten të paprekshëm dhe i ka mbijetuar me sukses çdo lloj situate duke dalë edhe më i përfituari në mënyrë të paligjshme duhet ta ketë të qartë mesazhin tonë. Ne do godasim. Mandati ynë është mandat për të goditur dh jo për tu justifukuar. Kemi mandatin e konsensusit kushtetues 84 vota, do ta përdorim fuqishëm sepse nuk mund dot më të turpërohemi të gjithë së bashku në sytë e botës, apo të bëjmë sehir sesi Gatet me çekiç lëshojnë Gatet me armë dhe Gatet me armë vrasin njerëz pasi paguajnë Gatet me çekik për tu kthyer prapë të lirë rrugëve. Nuk mund të investojmë paratë e taksapaguesve për të paguar policinë dhe të çojmë në rrugën e rrezikut për jetën trupat e policisë për të arrestuar Gatet dhe më pas Gatet me Gatet të bëjnë pazarin dhe të kthehen prapë në rrugë e të vrasin e grabisin prapë. Më shumë se 100 raste që ministri i Brendshëm i ka bërë me dije presidentit në cilësinë e kreut të KLD-së për kriminelë me precendentë penalë të liruar në mënyrën më skandaloze nga gjykatësit që kanë rivrarë, ripërdhunua. Kush mban përgjegjësi për të korrupotuarit e sistemit të drejtësisë?Pas vulës së KiE do adresojmë kënaqësitë e reflektimin“Është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë që nga sot ka më shumë shpresë e perspektivë për të gjithë Shqiptarët kudo ku janë. Vula do të vendoset nga Këshilli Europian pas pak ditësh edhe atëherë do të jetë koha për të bërë një përmbledhje më të plotë dhe për të adresuar të gjithë kënaqësinë por dhe reflektimet tona.”Batuta e Ramës: Statusi është fejesa, por pa u plotësuar kushtet s'martohesh dot"Statusi është si fejesa. Fejesa ka kushte se pa plotësuar kushtet nuk martohesh dot. As nuk diskutohet se procesi vjen duke u bërë më intesiv dhe sfida vjen duke u bërë më e madhe dhe jo më e vogëlJemi të bindur se do ia dalim pavarësisht çfarë kushtesh vënë sepse kushtet që i kemi vendosur ne vetes tonë janë më të rënda se ato që na kanë vërë ne. Ne do bëjmë çdo gjë që na kërkohet në të mirë të fëmijëve e vendit tonë do shkojmë përpara jo se na kërkojnë të tjerët por se destinacioni ynë është të shkojmë përpara e të ecim më shpejt drejt rilindjes e të plotësojmë të gjithë pjesën tjetër të rrugës për tu bëra anëtarë me të drejta të plotë të BE"Rama falenderon ministrat"Shpreh falenderim për të gjithë ministrant që kanë punuar në sinkronë duke ndarë një barrë tejet të posaçme në këtë periudhë dhe duke rrugëtuar vazhdimisht dhe duke trokitur derë me për të avokuar me seriozitet dhe dinjitet. Falenderim i merituar për ministrat që kanë ndjekur dhe realizuar gjithë detyrat e 5 prioriteteve të BE."Rama falenderon Ilir Meten "Mirënjohje dhe kryetarit të Kuvendit , bashkëkryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për gjithçka ka mundur duke mbështetur përmes gjithë fuqisë parlamentare të aleancës sonë qeverinë dhe duke vënë në dispozicion energjinë dhe orë të tëra pune për tu bërë pjesë e rrugëtimit dhe trokitjeve në funksion të avokimit të domosdoshmërisë që Shqipëria të merrte këtë status.”Betejën e fituam si aleancë, nga opozita falenderon vetëm Bregun"Do doja të shtoja me zë të plotë dhe mbështetjen e opozites politike, por më duhet te them se falenderimi i shkon një përfaqësie në tryezën e nivelit të lartë, kryetares së Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu e cila ka dhënë një kontribut të posaçëm. Shpresoj shumë që në periudhën në vijim e gjithë opozita të angazhohet me të gjitha forcat në funksion të procesit që vazhdon ashtu sikundër me marrjen përfundimtarë të vulës nga Këshilli Europian. Dhe në momentin kur do të na duhet të adresojmë qoftë reflektim ju siguroj se nuk do të mungojë vlerësimi për atë që opzita ka bërë para se të ishte opozitë. Sot flasim për gjithë këta muaj të vështirë në këtë betejë aspak të lehtë që besoj e fituam me plot meritë si aleancë për Shqipërinë Europiane”Nga sot rrugëtimi ynë ka më perspektivë“Është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë që nga sot ka më shumë shpresë e perspektivë për të gjithë Shqiptarët kudo ku janë. Vula do të vendoset nga Këshilli Europian pas pak ditësh edhe atëherë do të jetë koha për të bërë një përmbledhje më të plotë dhe për të adresuar të gjithë kënaqësinë por dhe reflektimet tona.”"Ju jam mirënjohës të gjithë liderëve europiane. I qëndruan projektit të Europë që nuk mund të kuptohet pa Shqipërinë e Ballkanin"Plani yne do funksionojë në të gjitha drejtimet "E dinim që duhej një ndryshim i fortë për të çuar një mesazh të forte në mënyrë që në dhjetor të merrte statusin por përsëri nuk ia dolëm jo sepse mesazhi nuk u dëgjua fort por sepse në dhjetor triumfoi frika e parazgjedhjeve europiane ashtu si kundër luajti një rol jo të parëndësishëm zhvillimi i viteve të fundit nga performanca e dobët e Shqipërisë. Jemi të vetëdijshëm që duhet më shumë punë dhe më shumë ndryshim në mënyrë që të shkojmëm shumë më shpejt. Ne e dinim dhe e dimë që duhet më shumë ndryshim por kjo që kemi arritur flet qartë se mund të arrijmë cdo gjë nëse kemi një plan dhe skuadrën e duhur për ta vënë në jetë atë plan. Dua të rinënvizoj se ashtu sikundër patëm një plan të qartë e të detajuar si do të kapërcenim hendekun e hapur mes nesh e këtij momenti Treguam që skuadra jonë është absolutisht në lartësinë e sfidave. Ju siguroj se plani ynë do funksionojë në të gjitha drejtimet dhe skuadra jonë do të japë të tjera rezultate që ky popull të gëzohet.Në dhjetor u kërkua që të merrej kohë për të parë se kemi një qasje më të pjekur ndaj parlamentit dhe sistemit politik në tërësi. Po bëjmë gjithçka nën lidershipin e kreut të Kuvendit që Parlamenti të jetë një hapësirë dhe opozita ta shfrytëzojë këtë hapësirë në mënyrë racionale dhe konstruktive.Morëm statusin me dinjitet "Kemi udhëtuar në Europë më shumë se zakonisht në këtë periudhë e dua të shpreh falenderim për të gjithë ata që na kanë pritur dhe dua të falenderoj të gjithë ministrat e vendeve të BE që na dhanë kohën për të dëgjuar argumentet tona. Dua të falenderoj që provuan se Shqipëria të marrë atë që meriton duhet të sillet me dinjitetin europian të të barabartit me të barabartin me këdo. Jam krenar se e morëm statusin në një mënyrë shumë dinjitoze e përmes një komunikimi të të gjitha niveleve dinjitoz që është një risi absolute për marrëdhëniet tona me jashtë. "Falenderoj Merkel e liderët e BE-së“Falenderoj në mënyrë të posaçme kancelaren Merkel për kohën dhe rolin që luajti në këtë proces. Do të jem e do të jemi gjithmonë mirënjohës, ashtu si kundër presidenti Hollande dhe kryeministri Kameron. Dua të bëj dhe një falenderim vëllazëror për kryeministrin Renzi me të cilin jemi në kontant të vazhdueshëm dhe ka qenë një zëdhënës këmbëngulës për statusin e Shqipërisë si një gjë e merituar, pa dyshim presidencën greke, presidentin Fisher, kancelarin austriak, dhe Austrinë si një vend që nuk u lëkund për asnjë çast dhe luajti një rol kyç për lobim.Nuk mund të rrimë vend numëro si opozita Jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo qëndrim të opozitës por nuk mund të rrimë në vend numëro bashkë me opozitën. Ajo ka vendour të ecë një dy një dy, por ne nuk mundemi. Opozita i ka të gjitha hapësirat ato që opozita dje nuk i kishte Plan i detajuar për hapjen e negociatave Edhe ministrja e Integrimit u shpreh se rruga për çeljen e negociatave nuk është e lehtë dhe se Është një plan masash me detaje e afate konkrete për realizimin e 5 prioriteteve kyçe.Problemet akute: “ Reforma territoriale dhe reforma në drejtësi. Reforma në administrate, të drejtat e njeriut. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar. Këto janë 5 prioritetet që duhen organizuar. Kemi plan masash me detaje konkrete dhe afatate konkrete që duhen realizuar. Por do shohim dhe konkluzionet e vendeve anëtare. Do të studiohen e shihen me kujdesBatuta e Ramës për Abc News: “Opozita tjetër nuk është asgjë para jush