Nxënësit marrin pushimet, semafori jeshil "i thërret" Bashkisë: Më fik se nuk duhem
Tiranë - Janë mbyllur shkolla, por semaforët përbri tyre, vazhdojnë të qëndrojnë të ndezur edhe gjatë sezonit të verës. Ky shqetësim është përcjellë në emisionin “Alarm" për t'i kujtuar instancave përkatëse t'i kushtojnë vemendje këtij problemi, i cili është shqetësues për kalimtarët si dhe për automjetet, të cilët qarkullojnë në këto segmente rrugore.Pranë gjimnazeve “Qemal Stafa” dhe “Petro Nini”, semaforët funksionojnë në një mënyrë të çuditshme, duke qëndruar të ndezur vetëm me dritë jeshile, gjatë gjithë kohës, gjë që ka sjellë anomali në qarkullimin e automjeteve dhe nga ana tjetër, sjell shpenzime të panevojshme të energjisë elektrike.Problemi i semaforëve vazhdon të jetë shqetësues, pasi mosfunksionimi i tyre bëhet shkaktar për trafikun në rrugë dhe qarkullimi i makinave mund të kthehet në një kaos.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"m.p/Oranews.tv