Lazarati, Gjykata jep "arrest me burg" për Vandamin, djalin e Gate Mahmutajt

Tiranë-Emrin e ka Vandam, por nuk është aktor i filmave me aksion hollivudianë, por personazhi real i dosjes së madhe të Lazaratit.Djaloshi 19-vjeçar i Gate Mahmutaj është shfaqur i qetë por edhe i lodhur nga ditët në qeli kur ka mësuar fatin pas hekurave ku do të kalojë ditët ashtu si edhe i ati i arrestuari kryesor pas operacionit 5 ditor në fshatin e hashashit.Kështu gjykata e Krimeve të rënda ka vendosur sot masën "arrest me burg" për Vandam Mahmutaj i prangosur më 19 qershor gjatë aksionit final të policisë së shtetit në Lazarat.Mbi të, rëndon akuza për vrasje në rrethana cilësuese e mbeteur në tentativë, kundër efeketivëve të policisë së shtetit, armbajtje pa leje dhe kultivim droge.Para gjyqtarëve të krimeve të rënda prokurori i cështjes ka theksuar se disponohen prova që vërtetojnë që djali i Gate Mahmutaj ka qëlluar në drejtim të policisë në kohën që forcat e rendit po ndërhynin për të sekuestruar sasinë e kultivuar të marijuanës në tokat e familjes Mahmutaj.I pandehuri Mahmutaj nuk ka pranuar akuzat, duke deklrauar se është vetdorëzuar në polici pasi prendon se është i pafajshëm.Gjatë aksionit në Lazarat, policia e shtetit në kontrollin e ushtruar në banesën e Mahmutajt gjetie sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme"  Mbi 19-vjeçarin rëndon edhe akuza e vrasjes së mbetur në tentative ndaj efektivit te policisë.Një ditë më parë Krimet e Rënda lanë në burg Gate Mahmutajn dhe dy lazaratas të tjerë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë kundër policisë, gjatë aksionit 5 ditor për kontrollin e Lazaratit.Të tre personat mohuan akuzat, duke ngritur edhe alibitë e tyre mbrojtëse në këtë proçes.Razip Mahmutaj i njohur ndryshe si Gatja, në deponimet e tij dhe para gjykatës mohoi të ketë qëlluar mbi uniformat blu, ndërsa kapanonet ku u gjet lëndë narkotike, ai ka pretenduar se nuk janë të tijat.Mbi Mahmutajn rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese mbetur ne tentative, prodhim dhe kultivim i lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.Para togave të zeza u paraqit Matias Boçaj dhe Emiliano Aliko si dhe persona të akuzuar se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj policisë në fshatin e hashashit. Aliko dhe Boçaj kanë ngritur alibi, duke pretenduar se kanë qenë bashkë në Tiranë atë ditë në një servis dhe më pas në një spital privat për të kryer disa vizita.Avokati Baftjar Rusi pas seancës tha se do të apeloje vendimin, duke qenë se klientët e tij nuk kanë lidhje me akuzat e ngritura. Ditët në vijim nga Prokuroria priten arrestime të tjera për dosjen ‘Lazarati’.