Egjipt, konfirmohet dënimi me vdekje ndaj liderit të “Vëllazërisë Myslimane”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2014, 11:55
Egjipt- Një gjykatë egjiptiane e ka konfirmuar të shtunën vendimin e dënimit me vdekje të liderit të “Vëllazërisë Myslimane” që tashmë konsiderohet organizatë e jashtëligjshme.Vendimi i ri e konfirmon edhe verdiktin kundër 196 përkrahësve të kësaj organizate, raporton Reuters.Vendimi u bë publik dy muaj pasi rastin kundër Mohamed Badie të “Vëllazërisë Myslimane” e kanë drejtuar te autoriteti më i lartë fetar në këtë shtet, më sakt te Myftiu, që konsiderohet edhe hapi i parë drejt një dënimi me vdekje.Badie përballet me një tjetër rast të ndarë ku gjithashtu mund të përballet me dënim me vdekje.Marre nga Evropa e Lire