Elbasan, faturimi për sahatin që se pati kurrë, qytetari: Më lironi nga gjoba e CEZ

Elbasan-Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë pasojat e mbifaturimit dhe gjobave nga kompania çeke e energjisë CEZ Shpërndarje, edhe pas prishjes së kontratës me qeverinë shqiptare. Apostol Shqau, nga Elbasani, vazhdon të ruajë në arkivën e tij një gjobë të vendosur nga punonjësit e CEZ, katër vite më parë, në mënyrë terësisht arbitrare dhe nga e cila vështirë se do të lirohet.Denoncimi është bërë në emisionin “Alarm”, ku zotëria edhe pse i pajisur me sahat ka marrë një gjobë në 2010 sikur furnizohet pa sahat, gjobën ia kanë dorëzuar të birit të tij minoren. Një javë më vonë punonjësit e CEZ do të riktheheshin në shtëpinë e denoncuesit, i cili do ti ballafaqonte me sahatin e instaluar në shtëpinë e tij.Por zollumi i bërë si duket nuk kthehej më mbrapsht, pasi punonjësit të njëjtën gjobë do ta kalonin në një numër sahati tjetër, që nuk figuronte fare në shtëpinë e tij. Shqau shpjegon se prej katër vitesh vazdon të kërkojë të drejtën e tij në zyrat e institucioneve përkatëse, por nuk gjen zgjidhje, madje nuk i vihet në dispozicion as fotografia e gjobës.Denoncimi nga Apostol ShqauProblemi është se unë jam qytetar i rregullt i energjisë elektrike, e kam lidhur kontratën që në 2007. Kam një numër sahati 32936, e paguaj të rregullt energjinë elektrike. Në janar 2010 vinë punonjësit e CEZ dhe na vendosin një gjobë të padrejtë, sikur marr energji pa sahat dhe e marr në NNI, por në fakt unë e marr në boksin e divizionit, kjo gjobë që më është vendosur ndodhet 500 metra larg shtyllës së energjisë ku marr energjinë. Pas i kanë hedhur gjobën çunit tim të vogël, vinë pas një jave dhe më thonë nuk keni sahat. Unë ua tregova sahatin, ja ku është këtu prapa, u çuditën e morën sahatin dhe ikën, unë nuk u interesaova thashë se e hoqën gjobën. Ata ikën, kanë marrë këtë faturë dhe e kanë vendosur në një sahat tjetër, sahati është me dy numra më tepër, 34 936, ky sahat nuk ndodhet në shtëpinë time. Kanë bërë dy gabime, të parin e marrë gjobën dhe e kanë vënë sikur nuk kam sahat, së dyti e kanë vendosur në një sahat tjetër dhe e trete sahati nuk ndodhet fare tek unë. Unë kam ngitur dhe një komision dhe e kanë parë, thanë që do ta heqim gjobën. Përfundimisht vajta të lidh një sahat trefazor dhe më thanë që gjoba nuk më është hequr akoma. Ndaj po u drejtohem mediave të më heqin këtë gjobë të padrejtë. Kërkoj nga Enti Rregullator në Tiranë dhe Elbasan të vinë dhe ta verifikojnë . Dhe e dyta u kam kërkuar atyre të gjobës të më japin fotografinë e gjobës dhe nuk ma kanë dhënë prej katër vitesh që e kërkoj.Çështja ndiqet në insitucione, rruga e vetme gjykataGazetarja e emisionit u drejtua sëbashku me zotërinë në fjalë tek CEZ Shpërndarje në Tiranë për tu intersuar për gjobën ndaj shtetasit Apostol Shqau nga OSSH në vitin 2010 dhe nga aty i drejtuan në OSSH pasi CEZ nuk merret me gjobat e vëna prej OSSH.Ata trokitën në dyert e Drejtorisë rajonale të CEZ Elbasan dhe Drejtori komunikoi që gjobat mund të eleminohen vetëm nga gjykata ndërkohë që nuk kishin informacion për gjobat e vendosura nga OSSH.Duke ndjekur denoncimin, gazetarja u drejtua tek ERE në Tiranë dhe drejtori juridik Eduard Elezi shpjegoi se të gjitha faturimet e kryera nga ana e CEZ Shpërndarje Sh.a ndaj klientëve familjarë dhe jofamiljarë me emërimin “ Dëm ekonomik” apo “Energji e pamatur” pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9997, datë 22.09.2008, janë të paligjshme.Kërkesa do të vijojë, denoncuesi do të plotësojë të gjithë dokumentat e duhura për ta ndjekur deri në zgjidhje këtë problem.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"