Viti i Ri me dy viktima, një i vdekur në Durrës nga arma e zjarrit
Ashtu sic çdo vit nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente ku bilanci tregon për dy të vdekur dhe 6 të plagosur.Ngjarja me e rendë u regjistrua në qytetin e Durrësit ku ka gjetur vdekjen një 24 vjecar.Sipas burimeve të policisë Durrës, 24 vjecari Alfred Cena nga Manëza është vrarë gjatë natës nga një plumb "qorr" në vendin e quajtur Larushk. 24 vjecari Cena ka ndërruar jetë gjatë natës, kur po transportohej për në Spitalin Ushtarak.Sipas policisë ai kishte shkuar tek të afërmit e tij për të festuar Vitin e Ri. Ndërkohë në Tiranë në rrugën e Elbasanit eshtë regjistruar një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi. Kështu nga përplasja e rëndë midis një taksie me një motor ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit.Përplasja ka qënë aq e fortë saqë ndaj viktima ka gjetur vdekjen në vend dhe nuk ka patur mundësi për ta ndihmuar. Ndërkaq në rrugën e Elbasanit pati vështirësi edhe në lëvizje, ku edhe pas disa orësh mjetet e aksidentuara nuk ishin hequr nga rruga. Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qënë shpejtësia e madhe dhe pakujdesia e drejtueseve të mjeteve.Gjithashtu gjatë natës janë regjistruar edhe disa incidente të tjera. Në Tiranë 4 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa kanë qënë duke festuar në një lokal në Linzë. Gjatë atmosferës së festimeve ka rënë suvaja e lokalit duke lënë të plagosur lehtë 4 klientë midis të cilëve dhe një fëmijë.Po kështu policia e Qarkut të Durrësit raporton për dy persona të plagosur me armë pas ndërrimit të viteve. Policia e Krujës bën me dije se rreth orës 01:05 është plagosur aksidentalisht me plumb në këmbë 33-vjeçari B.A.Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Po kështu në Durrës rreth mesnatës është plagosur aksidentalisht me plumb në dorë 48-vjeçari P.H. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.