Një vajzë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, është fëmija i parë i 2013-tës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2013, 08:39
Vogëlushja Fjona, është fëmija i parë i vitit 2013, e cila ka ardhur në jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet. Fjona e vogël, e lindur nga mamaja Silvana, është banore e Tiranës dhe i dha mirëseardhjen Vitit të Ri rreth orës 00:05 minuta të datës 1 janar 2013-të.Mësohet se lindja u krye me anë të ndërhyrjes cezariane në në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ të Tiranës, ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija lindi me një peshë normale, 2.9 kilogram dhe së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore.