Presidenti i RTV “Ora News”, Ylli Ndroqi, uron 2013-ën

Thonë se të arrish në majë është më e lehtë sesa të qëndrosh aty pa u rrëzuar. E pikërisht kjo ka qënë edhe sfida më e madhe e “Ora News” në vitin e gjashtë të emetimit në tregun shqiptar, sfidë që ekrani i “Ora News” e përmbylli me sukses.Përtej çdo investimi në tekonologji, Presidenti i RTV “Ora News”,  z.Ylli Ndroqi, përmbushjen e këtij misioni ia dedikon stafit të “Ora News”. Ndërsa një vit i ri plot sfida po troket  z. Ylli Ndroqi rezervoi një urim për të gjithë ata që arritën të bënin “Ora News” më të ndjekurin, më të balancuarin, televizionin më të besueshëm.Presidenti i “Ora News”, i shpreh një mirënjohje të veçantë edhe kompanive te biznesit që kanë zgjedhur” Ora News” për të qenë partner i tyre.“Ora News” në vitin që shkoi  ka pasur një lajmotiv, 24 orë punë për lajm, 24 orë punë në ndërtim. 2013 do të sjellë për “Ora News” investime në teknologji dhe hapjen e dyerve të godinës së re të televizonit, që do të jenë më shumë se një motivim për stafin për të dhënë shumë e më shumë në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Por nëse menduat se mbaronte me kaq gaboheni.  Një helikopter profesional, vjen për herë të parë në Shqipëri, vetëm për transmetime live nga cdo cep i Shqipërisë dhe që do të jetë në dispozicion të departamentit të lajmeve në fund të muajit Mars, atëherë kur temperatura e fushtatës elektorale për zgjedhjet e Qershorit do jetë rritur edhe më shumë.