Digjet transformatori në Kukës, qindra banorë në errësirë në ndrrimin e viteve
Natën e ndërrimit të viteve mijëra banorë të zonës së veri-lindjes duket se do ta kalojë në errësirë të plotë. Shkak për këtë është bërë diegia e transformatorëve dhe kabujve që shpërndajnë energjinë elektrike për konsumatorët.Rasti më i fundit ishte ai në qytetin e Kukësit, ku sic tregojnë këto pamje,kabina elektrike ka marrë flakë duke rrezikuar jetën e banorëve, që jetojnë afër kësaj kabine. Por, kjo situatë nuk është vetëm në qytetin e Kukësit.Sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Emergjencave civile bëhet e ditur se sa i takon furnizimit me drita ka pasur problem në të gjithë qarkun e Kukësit, por në zonat e thella problemet kanë qënë akoma më të shpeshta. Kështu, pa enegji kanë mbetur konsumatorët e komunës Tropojë e Vjetër, pasi fidri shpërndarës është dëmtuar dhe nuk është riparuar deri tani.Po ashtu, pa energji janë fshatra në komunat Shishtavec,Ujmisht,Bicaj si dhe disa lagje në qytetin e Kukësit,Krumës e Bajram Currit.