Lezha zgjohet nën pushtetin e ujit, shkak reshjet e shiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 13:57
Lezha u zgjua e përmbytur këtë mëngjes. Shirat e dendur,prurjet e shumta të përrenjve malor dhe mungesa e energjisë elektrike krijuan veshtirësi të shumta. Lagjia “Besëlidhja”, blloku i banimit “11 janari”, Bulevardi kryesor i Lezhës dhe ambjentet e shkollave ishin të përmbytura këtë mëngjes. Kjo krijoi vështirësi në levizjen e mjeteve, ndërsa qytetarët iu rikthyen mënyrës së vjetër duke u zbathur për të vijuar aktivitetin e tyre të përditshëm. Në qytet vërshuan edhe inertet. Ato bllokuan pusetat duke penguar evadimin e ujërave. Për qytetarët lezhjanë kjo është një situatë që përsëritet gjithnjë me rreshje intensive të shiut. Ato kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për ti dhënë fund kësaj shfaqjeje në qëndër të Lezhës.